Ambasadori kinez në Francë: Ish-Republikat sovjetike nuk kanë status efektiv si vende sovrane

Postuar në 23 Prill, 2023 12:05

Ambasadori kinez në Francë Lu Shaye ka provokuar reagime dhe në gjithë kuptimin e fjalës një incident diplomatik me disa vende, teksa gjatë një interviste me rrjetin televiziv francez, LCI, ka hedhur pikëpyetje mbi statusin efektiv në raport me ligjin ndërkombëtar të ish-vendeve të Bashkimit Sovjetik.

I pyetur nëse Krimea i përket Ukrainës, Shaye u shpreh se kjo varet sesi e percepton problemin, duke shtuar se gadishulli ka qenë historikisht pjesë e Rusisë.

Në ligjin ndërkombëtar edhe këto ish-vende sovjetike nuk kanë status, statusin efektiv në ligjin ndërkombëtar, për shkak se nuk ka një marrëveshje ndërkombëtare të materializojë statusin e tyre si vende sovrane

tha ai.

Komentet e tij kanë provokuar reagime në Estoni, Lituani dhe Letoni, tri republikat balltike që kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Ministri i Jashtëm letonez, Edgars Rinkēvičs është shprehur në rrjetet sociale se komentet janë tërësisht të papranueshme dhe ka thirrur të Ngarkuarin me Punë të Kinës në Riga për shpjegime.

Reagime kanë patur ede ministritë e Jashtme të dy vendeve të tjera balltike që janë sot anëtare të NATO-s ndërkohë që edhe Franca ka lëshuar një deklarataë solidariteti, përmes së cilës ka nënvizuar se Ukraina është njohur ndërkombëtarisht në vitin 1991 me kufijtë e vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.