ligji nderkombetar

Ambasadori kinez në Francë: Ish-Republikat sovjetike nuk kanë status efektiv si vende sovrane

Postuar në 23 Prill, 2023 12:05

Ambasadori kinez në Francë Lu Shaye ka provokuar reagime dhe në gjithë kuptimin e fjalës një incident diplomatik me disa vende, teksa gjatë një interviste me rrjetin televiziv francez, LCI, ka hedhur pikëpyetje mbi statusin efektiv në raport me ligjin ndërkombëtar të ish-vendeve të Bashkimit Sovjetik.

I pyetur nëse Krimea i përket Ukrainës, Shaye u shpreh se kjo varet sesi e percepton problemin, duke shtuar se gadishulli ka qenë historikisht pjesë e Rusisë.

Putin gjykohet nëse kriminalizohet akti i "luftës së agresionit"

Postuar në 27 Shkurt, 2023 15:48

 

Politika e jashtme dhe negociatat eksploruese

Postuar në 02 Shkurt, 2021 11:51

 

Bisedimet hulumtuese të Greqisë me Turqinë nuk janë një dialog për hir të dialogut. Ato janë një debat i strukturuar në të cilin të dy palët investojnë për një seri arritjesh. Synimi i Greqisë, për sa u përket këtyre bisedimeve ka qenë gjithmonë:

a) Se çështja në shqyrtim është zona ekonomike ekskluzive dhe shelfi kontinental.

b) Se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, çështja do të referohet në një gjykatë ndërkombëtare, mundësisht në Hagë.

Vrasja e Soleimanit, në shkelje të ligjit ndërkombëtar

Postuar në 17 Janar, 2020 10:53

Vrasja e gjenerakut iranian Qasem Soleimani ishte një akt në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Kështu shkruan në Neë York Times ish-prokurori i gjyqit të Nurembergut, Benjamin Ferencz, sipas të cilit publikut i duhet sqaruar arsyeja e vrasjes.

Qëndrimi për Katalonjën, Serbia letër KE-së: Cilin ligj ndërkombëtar respektoni?

Postuar në 03 Tetor, 2017 08:31

Serbia ka vendosur të reagojë zyrtarisht pasi u bë publik qëndrimi i Komisionit Europian për referendumin e Katalonjës dhe pasi përfaqësues në Bruksel, deklaruan se Katalonja dhe Kosova nuk janë e njëjta gjë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar konsultime urgjente me kryeministren, anëtarët e qeverisë dhe drejtuesit e shërbimeve sekrete, për të diskutuar mbi një situatë ambigue që është krijuar nga qëndrimet e KE-së.

Krime dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar/Pas klorinës së Assadit në Halep, video me përdorim të fosforit në Irak

Postuar në 14 Gusht, 2016 14:58

Një video e pubikuar në "Youtube" paraqet avionë të Ministrisë irakene të Mbrojtjes që lëshojnë bomba me fosfor mbi Qayyarah, një pikë e fortë e mbajtur nga militantët e DAESH. Janë hedhur dyshime se ky lloj municioni i djegshëm është hedhur në zonë edhe nga avionë të Task-Forcës irako-amerikane, që e implikon rëndë misionin çlirues ndaj terroristëve të organizatës islamike. Kjo sepse fosfori i bardhë nuk lejohet të përdoret në konflikte dhe përbën krim sipas ligjit ndërkombëtar.

Subscribe to RSS - ligji nderkombetar