Pa fasadë! Fitojmë se s’ka të tjerë!

Postuar në 10 Prill, 2023 22:48

Pse duhet të votojnë Ju qytetarët shqiptarë në këto zgjedhje? 

Pyetja iu drejtua sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në emisionin “Të Paekspozuarit”. 

Sepse jemi më të mirët në terrenin aktual!

përgjigja. 

Është ndër ato përgjigje, vërtetësia e të cilave nuk ka të bëjë aq me vetëvlerësimin sesa me notën që realiteti social ka për të mirën e të keqen. E thënë nga kumbari i CEZ dhe DH Albania, si afera që prodhuan largimin e tij, kjo përgjigje kumton më shumë se çdo gjë zgripin ku ka rënë ky vend. 

Vjen pastaj cinizmi në arsyetimin e “të mirit”. 

“Ne hoqëm dorë nga kontrolli në drejtësi me reformën”, - tha z. Gjiknuri. Atëherë pse nuk heton drejtësia e re aferën e DH Albania? Si vallë amnistohet kaq kolla akuza për miliona euro dhe një kryebashkiak në një bashki të Shqipërisë hyn e del nga burgu për një tender ujësjellësi? 

Sigurisht që për këto nuk ka përgjegjësi ky person që flet aty, por deklarimet e tij ilustrojnë se mazhoranca e sotme nuk ka as program, as motiv, asnjë epërsi për të mbajtur pushtetin apo rimarrë atë, veçse faktit se pushteti i ka mbetur në derë. Pse ka rëndësi kjo që thotë ky përfaqësues i PS-së? 

Sepse është një e vërtetë faktike jo mbi premisën e të mirës dhe të keqes si të tilla, por mbi premisën e deformimit moral të mbarë shoqërisë që nuk ka asnjë shpresë më. Ndaj edhe ajo nuk e ndërron priftin. Cili është atëherë kuptimi i fushatës me tam - tame që bën kryebashkiaku i Tiranës që po ezauron endiklopedinë e gënjeshtrave kur në fakt e vërteta është aty e qartë: ai fiton apo ka shpresë të fitojë sepse siç tha z. Gjiknuri: porta është bosh dhe unë nuk kam sesi mos të bëj gol. 

Është e pështirë në fakt të detyrohesh të biesh dakord me një individ si ky që vuan edhe nga një ngërdheshje vetëkënaqësie që është shumë antitelevizive, por me këtë rast i heqim kapelen: ky s’e ka maninë e fasadës. Është ai që sheh. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.