Apel z. Çaçi: Po fitove shiko ça do bësh me varrezat se kanë zënë gjithë atë truall në anë të detit!

Postuar në 26 Mars, 2023 15:31

Kandidaturat e shpallura të Partisë Socialiste për pushtetin vendor kanë sjellë ngazëllim në disa media në vend. Janë ndër ato lloj gjirizesh prej nga ku predikohet morali për të ardhmen e Shqipërisë dhe ku flitet me pamje Rilindasi për çdo gjë të bukur e të mirë të cilën duhet t’ia njohim për meritë partisë që nuk harron.

Ka tërhequr vëmendjen kandidatura e Sarandës, një qytet, apo më mirë një grumbull objektesh në hapësirën e ish-qytetit të dikurshm, krijuar me kontributin e të gjithëve, njerëzve, sorollopëve të PS-së, snobëve të Tiranës me theks të evoluuar nga gabishtja e ’90-ës te eskortishtja e 2020-s, që të tregojnë edhe se ku duhet të bësh plazh, se si është uji e kështu me radhe, por sidomos me kontributin e hajdutëve, vrasësve dhe trafikantëve që kanë populluar me beton atë vend.

Kandidat : Olti Çaçi. Nuk e di kush nga është. Flitet se është nga Tepelena dhe ky është goxha ngushëllim për një që është nga Saranda, sepse përvoja me tepelenasit në menaxhim të jep shpresë për mirë.

Flitet se ka lidhje me Alket Hysenin. Ish-deputetin. Ky hante bukë veç si harbut. Çfarë nuk flitet. Mediat që drejtohen nga njerëz që japin mësim për të ardhmen, flasin për aftësitë e tij në turizëm. Mirë flisnin këta edhe për Ardian Gurmën, një tjetër individ që shul hyri e lloz doli nga ajo punë. Po mirë flasin këta për këdo që është nga kopeja e partisë.

Tani, me z. Çaçi nuk kemi gjë, sepse as e njohim kush është. Dhe nuk ka pse të paragjykohet. E vetmja gjë që të bën të dyshosh është sesi ka mundësi një njeri I biznesit pranon të kandidojë për drejtimin administrativ të një qyteti në të cilin me gjasë është vetë gjysmë turisti? Pyesim nga pikëpamja racionale se kur merret një vendim ai duhet peshuar. Nëse je njeri serioz. Për të tjerat, Olti jepi vlla e mos e çaj bythën fare se kur hëngri Alket Hyseni aty, pse të mos hajë pjesa tjetër e njerëzimit ?

Fillo premto tani çfarë të të thotë koka: more premto Monte Carlon. Sepse ata që kanë mbetur në atë vend e që po duan ta kalojnë veten si nga Saranda, janë asgjë më shumë sesa vala migratore e sjellë aty me unformë ushtarake apo me gjithfarë pashaportizimi pas 1985-ës, kur u mor vendimi që t’ia lërojmë t’ëmën atij vendi. Natyrës dhe bregdetit. Dhe ku ka më mirë sesa të lëshosh kopenë që vjen pas kodre në anë të ujit. Ose më mirë: n’buzë t’uuuujit!?

More premto që varrezat do t’i bësh destinacion turistik meqë tani aty ngjitur do bëhet porti I jahteve dhe meqë bazën e nxorën zgupthi. Apo mos të ka thënë Alket Hyseni që varrezat duhen hequr andej? Se të vdekurit dalin tepër në ato anë.

E fundit që ka vlerë: qitetarët e Sarandës, njerëz me vlera të vërteta, patjetër që do të të votojnë. Ja se kur t’I takosh do I shoç mirë se ç’mal kualiteti janë një pjesë e mirë. Për këshillim merr Shemen e ujësjellësit që të të udhëzojë për mentalitetin, dil nja dy xhiro me Auron Taren në qitet dhe ja edhe intelektual u bëre!

s.zaimi

Comments

Submitted by g.o.n.e. (not verified) on

Po hoqe miellin, krundet do mbeten. Kështu edhe me Sarandën: nuk kanë faj qitetarët e sotëm, që mielli iku e ata ngelën ati.

E ke parë atë ishullin japonez të abandonuar, atë të minierës së qymyrgurit që del edhe te Skyfall i James Bond-it? Hashima Island quhet, bëje google të shikosh fotot: Saranda pas disa dekadash.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.