KE dhe Gjermania gjejnë gjuhën për ndalimin e makinave me karburant

Postuar në 25 Mars, 2023 15:42

Këmbëngulja gjermane ka detyruar Komisionin Europian të lëshojë pe në çështjen e makinave me motor me djegie të brendshme. Të dyja palët kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje për të gjetur rrugët ligjore që të lejohet shitja e makinave me karburant sintetik dhe ekologjik pas vitit 2035.

Ne kemi gjetur një marrëveshje me Gjermaninë mbi të ardhmen e makinave me e-karburant. Do të punojmë tani që standardet e dioksidit të karbonit për rregulloren e makinave të përshtaten sa më shpejt

është shprehur Komisioneri Frans Timmermans.

Situata është ironike në vetvete, pasi transferimi i investimeve të industrisë në mjetet elektrike u nxit sidomos nga skandali “Dieselgate” që përfshinte kryesisht market gjermane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.