Zelenskiy, si me "prroçkat" e historisë së Ballkanit: Emri Rusi duhet të ndryshojë

Postuar në 13 Mars, 2023 19:05

Rusia është emër shumë europian, i vjedhur madje nga Kievi, ndaj ajo duhet të riquhet Moskovi.  Në media po qarkullon një peticion për këtë çështje, i cili rimerret në mediat perëndimore për t’i dhënë zë një ideje që nuk dihet ku qëndron veçse në logjikën e atyre që i fryjnë vetëm zjarrit.

Mediat shkruajnë se “presidenti Zelenskiy është i interesuar mbi këtë ide”, diçka që marketohet sikur kjo të jetë thënë në kuatrinat e Nostradamusit, apo në ndonjë ungjill apokrif.

Zelenskiy madje ka kërkuar që për këtë të shprehen edhe institucionet shkencore ndërkohë që të tjerë vënë në dukje se për shkaqe të ndryshme shumëkënd identifikon Rusinë me Rus, Russie, Russland.

Nisma bën pjesë në kartoonizimin e politikës ndërkombëtare me prototipa si Zelenskiy që edhe traegjdinë e glorifikojnë si vlerë politike përmes karnevalit si ky. Nga ana tjetër duhet të sheshojmë kokën, pasi edhe planeti nëse ka qenë sferik është bërë i sheshtë. Ta sheshojmë mirë pse edhe në Ballkan ka kërkesa të tilla të cilat analizojnë e analizojnë me skrupolozitet mikrokirurgjie një emër si Ballkan, një prroçkë si kjo duke arritur në fund fare që thjesht të mburren me një çikëz erudicion pa na thënë ndonjë gjë të madhe.

Sa për Zelenskiyn duket se presidenti ukrainas po i shtrin këmbët pak më shumë se jorgani i vet sa kohë që kriza aktuale nuk lidhet me një emër, ndonëse ai emër është edhe pjesë e historisë së Europës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.