Qeveria që shet shtetësinë me një apartament merret për 4 vjet me pasaportat e shërbimit

Postuar në 10 Shkurt, 2023 17:24

Qeveria shqiptare ka gjetur kohën të merret sërish me arnimin e vendimeve për subjektet që kanë të drejtë të pajisen me pasaportë diplomatike apo shërbimi. Pasi rrumpallosi një rregull që mund të ndreqej ndryshe, qeveria vjen së fundmi me një vendim të ri që shton për shkak të vendimit të gjykatës subjektet që kanë të drejtën e përfitimit të pasaportës në fjalë dhe mbyll përfundimisht të drejtën e rinovimit të pajisjes me pasaportë të subjekteve që janë aktualisht mbajtës të saj.

Pika 2 e vendimit nr. 69 të datës 8.2.2023 përcakton se :

Subjektet që nuk përfshihen në lidhjet 1 dhe 2, që i bashkëlidhen vendimit nr.389, datë12.6.2019, të Këshillit të Ministrave, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi para hyrjes në fuqi të atij  vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse, deri në afatin e vlefshmërisë së tyre, pa të drejtë rinovimi

Do të mmjaftonte kjo ndërhyrje që në fillim për të kuptuar se qeveria e Edi Ramës nuk i do disa kategori në listën e përfitimit të një pasaporte që shihet si privilegj. Sigurisht që pasaporta të tilla lëshohen për qëllime të caktuara dhe nuk mundet të akordohen pa kriter, por të merresh 4 vjet me arnime vendimesh qeverie vetëm e vetëm që në fund të nxjerrësh nga e drejta e përfitimit të pasaportave të shërbimit gazetarët dhe gjyqtarët – këta të fundit e fituan çështjen në gjykatë – është një shëmti njerëzore që gjen ekuivalencën vetëm te budallallëku administrativ dhe publik që shoqëroi këtë proces.

E mbajmë mend Edi Ramën dhe Gent Cakajn ku shfaqeshin të alarmuar se kishte ca si shumë shqiptarë që kishin pasaporta të tilla, në një kohë kur në botë tashmë po flitet për lëvizje masive dhe kur shqiptarët thjesht po ikin. Po i bëjnë mutin mu në të një shteti dënglash dhe vjedhjesh që mundet edhe të kishte kuptim për këto që bën nëse me të vërtetë do të thoshte diçka për mirëqenien e njeriut. E përsërisim: teknikisht qeveria mund të ketë të drejtë ta bëjë këtë dhe e ka tagër. Padyshim. Por politikisht të kujdesesh kështu vetëm e vetëm për të zgjidhur një problem inekzistent kur jep konçesione si ai i Durrësit që këmben nënshtetësinë me blerje apartamenti, është e sigurtë që mesazhi që një qeveri jep është : Ikni, se nuk ju shoh dot!

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.