Qeveria e karagjozëve ndryshon sërish vendimin për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit

Postuar në 31 Dhjetor, 2020 13:23

Më datën 24 dhjetor qeveria ka vendosur të bëjë një ndryshim në vendimin nr. 389 të Këshillit të Ministrave që përcaktonte kriteret e lëshimit të pasaportës diplomatike dhe të shërbimit. Ndërhyrja prek atë që dihet se mund të prekë, pikën 14 që thotë shprehimisht se:

Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri më datë 31 dhjetor 2019

Vendimi i mësipërm u kundërshtua dhe nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, por që Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr. 264, datë 27.12.2019 konfirmoi ligjshmërinë e këtij vendimi. Pra u konsumuan dhe kapacitete njerëzore dhe materiale për mbrojtjen e tij dhe në përfundim rezultoi se VKM ishte e rregullt në të gjitha aspektet.

Konform këtij vendimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nxjerrë një njoftim përmes të cilit kërkonte nga poseduesit e këtyre pasaportave dorëzimin e tyre, pasi përndryshe:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta 

Pra, me aq sa mund të kuptojmë: pasaportat kanë dalë jashtë funksioni. Këto na thonë aktet në fjalë, por vendimi I 24 dhjetorit e ndryshon këtë situatë kur sanksionon se:

Pra pasaportat vlejnë deri në qershor të vitit 2021. Interesante është se propozimin e ka bërë kryeministri, i cili nëse kujtojmë ndërseu ministrin në detyrë për të diskredituar përfituesit e këtyre pasaportave dhe metodën e ndjekur për lëshimin. Sot e shtyn afatin me 6 muaj. Emrin kësaj qeverie dhe këtij kryeministri mund t’ia vëmë vetë të gjithë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.