Fatkeqësia e tretë më e madhe sizmike në Turqi që nga 1668

Postuar në 06 Shkurt, 2023 14:09

Tërmeti që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë mëngjesin e datës 6 shkurt 2023 ka marrë deri më tani 1014 jetë njerëzish dhe plagosur 5000 të tjerë. Goditja kryesore u ndje në provinën e Kahramanmaraş dhe pati magnitudë 7.7, rreth 10 km nën tokë.

Tërmeti është pasuar deri më tani nga 100 pasgoditje, një pjesë e të cilave me magnitudë 6. Goditjet janë ndjerë edhe në Siri dhe Liban. 

Presidenti turk Erdogan e ka cilësuar ngjarjen si më të rëndën pas tërmetit të vitit 1939 në Erzincan, që ndodhet në pllakën tektonike të Anatolisë së Veriut dhe që është shkatërruar 11 herë që nga viti 1000 e.s. Në këtë kuptim, tërmeti i sotshëm është i treti më i rëndi që nga tërmeti i vitit 1668.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pezulluar shkollat për dy javë ndërkohë që kanë nisur masat e kërkim shpëtimit. Erdogan po ashtu i ka bërë thirrje vendeve të tjera të ndihmojnë Turqinë në këtë moment fatkeqësie të jashtëzakonshme dhe me pasoja të mëdha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.