Video/Indi, islamofobia hyn në auditoret e universiteteve

Postuar në 08 Dhjetor, 2022 14:23

Ka bërë bujë një debat mes një student mysliman në Indi dhe pedagogut të tij në universitetin Manipal në Karnataka disa ditë më parë. Duket se profesori e ka quajtur terrorist studentin duke u përpjekur ta kalojë një gjë të tillë si diçka argëtuese, por nuk e ka pritur mirë një gjë të tillë studenti Humza Siddique që u krahasua me pakistanezin Ajaml Kasab, që sulmoi në Mumabi në vitin 2008.

Një ndër mediat më të njohuara në Indi, Scroll, sjell në vëmendje se ekstremizmit fetar dhe politik ka hyrë në auditore duke kujtuar p.sh se i njëjti student, Siddique, në vitin 2019, kur protestohej kundër ligjit për nënshtetësinë, u përball me një agresion cinizmi në klasë nga një professor që e pyeti: Ju myslimanët dini sesi të qëlloni me gurë.

Një student 21 vjeçare nga Rajasthani u përball me komentet e pedagogut së historisë që referuar një vrasjeje të dhunshme në New Delhi, ishte shprehur se: Këta myslimanët nuk kanë ndonjë ndjesi mëshire!

Këto raportime duket të jenë maja e ajzbergut në një shtet me histori dhe relacione përmbi normale të ndërlikuara dhe islamofobia po merr rrugë drejt një prirjeje dominuese që kërcënon stabilitetin social. Urrejtja ka hyrë nëpër klasa, ajo predikohet në forma përçmimi nga mësuesit dhe dhune nga studentët, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e Indisë siç është dhe kohezionin e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.