feja

Video/Indi, islamofobia hyn në auditoret e universiteteve

Postuar në 08 Dhjetor, 2022 14:23

Ka bërë bujë një debat mes një student mysliman në Indi dhe pedagogut të tij në universitetin Manipal në Karnataka disa ditë më parë. Duket se profesori e ka quajtur terrorist studentin duke u përpjekur ta kalojë një gjë të tillë si diçka argëtuese, por nuk e ka pritur mirë një gjë të tillë studenti Humza Siddique që u krahasua me pakistanezin Ajaml Kasab, që sulmoi në Mumabi në vitin 2008.

Si do t’i priste feja alienët?

Postuar në 27 Dhjetor, 2021 23:43

Si do të reagonin komunitete të ndryshme fetare përpara zbulimit të jetës aliene? NASA e ka parashikuar një gjë të tillë, përmes një programi të quajtur “Ndikimet shoqërore të astrobiologjisë”. Një grup në të cilin u mblodhën 24 teologë në Qendrën për Kërkim Teologjik në Princeton analizoi një skenar të tillë në vitin 2016.

Si do ta ndryshonte një zbulim i tillë perceptimin e njerëzve për Zotin? Si do të ndikonte p.sh. në historinë biblike të krijimit? A do të duhej që fetë të ndryshojnë doktrinën e tyre?

Janullatos: Në Shqipëri ka rryma që punojnë për prishjen e harmonisë fetare. Jam ndier i rrezikuar

Postuar në 02 Janar, 2020 20:29

Kryepeshkopi Anastas Janullatos rrëfen se në Shqipëri është ndier i rrezikuar për jetën e tij. Në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve kishtare, ai sjell në vëmendje episode nga bisedat me shoferin, teksa i përgjigjet pyetjes nëse ka qenë i kërcënuar gjatë qëndrimit në vendin tonë.

Po, shenjat i kemi akoma të dukshme. Më kujtohet shoferi im, Taqua i cili më thoshte se i kishin ofruar para që të më linte në një vend të shkretë. Pa ndihmën dhe forcën e Zotit, askush nuk mund të bëjë asnjë hap këtu.

Libani, aty ku çdo gjë shpjegohet dhe ku asgjë nuk kuptohet*

Postuar në 27 Qershor, 2019 04:22

 

A përgjigjet penalisht përfaqësuesi i besimit fetar për moskallëzim krimi?

Postuar në 27 Prill, 2018 11:58

Gazeta “Panorama”, në një artikull të saj ka trajtuar faktin se, këto kohët e fundit ka ndodhur një ngjarje që lidhet me pyetjen në trajtim: E pandehura Marjana Cmeta, akuzuar për vrasjen e vjehrrës së saj, ka shpjeguar se para një viti i kishte rrëfyer me detaje Hoxhës Hysen Shehu ngjarjen që lidhet me këtë vrasje, që nga momenti kur e ka helmuar e deri te përleshja me të për ta vrarë.

Debate për ndalimin e lutjeve në një shkollë në Siçili

Postuar në 25 Nëntor, 2017 11:08

Vendimi i një drejtori të një shkolle fillore në Palermo të Siçilisë ka provokuar polemika. Të paktën kështu raporton gazeta e Kishës, “Avvenire” sipas të cilës në shkollën fillore të një zone të Palermos, Ragusa Moleti, drejtori ka urdhëruar ndalimin e lutjeve në klasë ng nxënësit. Sipas gazetës në fjalë, drejtori ua ndalon mësuesve që të recitojnë lutje edhe në orën e fesë. Më tej akoma, nga klasat janë hequr fotografitë e Papa Françekut dhe Papa Gjon Palit II. 

The Economist: Shovinizmi fetar po ngrihet përsëri në Ballkan

Postuar në 18 Nëntor, 2017 13:54

Revista e njohur “The Economist” në një analizë të publikuar shkruan për ringjalljen e të djathtës ekstreme në Europën juglindore. Në këtë artikull “The Economist” thotë se dallimet fetare dhe etnike ishin arsyet që nisën luftërat në Ballkan prej vitit 1990.

Nga një këngë e kënduar nga Ivica Daçiç*

Postuar në 07 Nëntor, 2017 16:22

Fakti që Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, si i zoti i shtëpisë, këndoi këngë turqisht gjatë vizitës së Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan na detyroi të shkruajmë këtë shkrim. Mos ta zgjasim më shumë fjalën, le të nisim temën. Janë dy gjëra jetësore që na bëjnë ne ajo që jemi ose na tjetërsojnë ne nga ajo që jemi: Gjuha dhe feja.  Gjuha dhe feja janë kritere që plotësojnë njëri-tjetrin. Gjuha është një mundësi për të gjithë ne. Edhe feja është ashtu. Me gjuhë shprehim problemet tona. Ndërsa me fenw shprehim veten tonë.

Një opinion për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Postuar në 13 Shtator, 2017 09:34

Kristaq Xharo, që prezantohet si pedagog për çështjet e sigurisë në Universitetin Europian të Tiranës shkruan sot në gazetën “Mapo” një opinion mbi nevojën e debatit për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. I shfuqizuar në vitin 2008, shërbimi në fjalë është parë si një rudiment i Luftës së Ftohtë dhe me lëvizjet e mëdha demografike, rënien ekonomike, heqja e tij, ishte në realitet formalizim i një gjendjeje fakti. Por Xharo mendon se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk duhet parë thjesht në planin e ushtrisë, por më gjerë.

Sporti dhe feja në shkolla, normat e pashpallura të qeverisë

Postuar në 19 Gusht, 2017 22:08

Në Prill të viit të kaluar qeveria shpalli nismën për mësimin e kulturave fetare në shkolla, një projekt që pati mbështetjen e kryeministrit Rama  sipas të cilit, “terrorizmi po përfiton nga padija e të rinjve, ndaj njohja e tyre me rolin e fesë në shoqëri është mision që u takon mësimdhënësve”.

Pages

Subscribe to RSS - feja