Gazetari nga Inteligjenca Artificiale

Postuar në 07 Dhjetor, 2022 15:34

Ajo çfarë gjeneron Inteligjena Artificiale për lajmet për CoVid na tregon atë që gazetarët nuk na e thonë

Ky është titulli i një LAJMI të publikuar në Techxplore nën autorësinë e McGill University.

Në çfarë konsiston ky lloj studimi që na vjen këtu në formën e një Parathënieje, për gjithçka shkruhet e thuhet? Konsiston në krijimin paralel të informacionit publik nga IA duke marrë në konsideratë tituj të krijuar nga një media televizive – CBC - Canadian Broadcasting Corporation – për të hulumtuar paragjykimet në raportim. Nga krahasim I bërë mes dy “raportimeve” rezultoi se mbulimi që CBC kishte bërë ishte “më pak i përqendruar në emergjencën mjekësore dhe më shumë te personalitetet dhe gjeo-politika”.

IA e pa fillimisht CoVid-19 si një emergjencë shëndetësore dhe i interpretoi ngjarjet më shumë në term bio-mjekësorë, aty ku mbulimi nga CBC prirej të përqendrohej në persona më tepër sesa në raportim me qendër sëmundjen. Mbulimi nga CBC ishte po ashtu më pozitiv sesa pritej duke u nisur nga fakti se ishte një krizë madhore shëndeti…Kjo qasje pozitiv funksionon për të ulur frikën publik

citohet Andrew Piper i Departamentit të Gjuhëve dhe Literaturave.

Sipas tij, “vlerësimi i këtyre alternativave është kritike nisur nga marrëdhënia e ngushtë mes inkuadrimit mediatic, opinionit publik dhe politikës qeverisëse”, një lidhje kjo që karakterizohet nga “jonizimi njerëzor” që është subjektiviteti dhe pamundësia për të qenë matematikisht neutral. Pipes pranon se vetë IA nuk i shpëton njënashmërisë, por se kërkimi synon të kuptojë sesi ajo lind në një veprimtari komunikimi. Një tjetër përdorim i inteligjencës artificiale është parashikimi i vendimmarrjes juridike nisur nga studimi i precedentëve në të shkuarën, duke ngritur në premisë përllogaritëse modelin e gjykimit njerëzor.

Kërkimi në fjalë hap një rrugë, apo vazhdon një rrugë që ka nisur tashmë e që është ajo e krijimit të një arbitri të paanashëm të sjelljes së njeriut, aktualisht për qëllime studimore, por nesër patjetër me përdorime praktike. Në media qarkullonte këto ditë edhe një model artikulli i krijuar nga IA për muzikën e “Metallica”, konkretisht albumit “Master of Puppets”, duke sugjeruar një kritikë alternative mbi cilësinë e tij. Kjo është realisht e rrezikshme në llojin e vet, pasi me prirjen aktuale duket qartë se vullneti për të ceduar nga disa procese dhe veprimtari që shenjojnë njeriun dhe njerëzoren është në ngritje.

Nuk mundet që diçka kaq unike të kalojë në filtrin e teknologjisë që impostohet si gjyqtar kur në të vërtetë vetë ekzistenca e gjuhës përkufizon pamundësinë organike për të qenë neutral te njeriu. Përndryshe nuk është çudi që nesër edhe Bibla apo Kurani t’i nënshtrohen një kontrolli teksti nga IA për të dalë mandej në gjithfarë përfundimesh.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.