Rusëve që ikin: Mos guxoni të ktheheni më! Vdisni mbi të vjellën tuaj!

Postuar në 26 Nëntor, 2022 12:25

Duket se punët në Rusi janë keq dhe madje shumë keq. Një ndër mbështetësit kryesorë të Kremlinit, Vladimir Solovyov, është shfaqur në televizionin shtetëror rus duke mallkuar gati ata që sipas tij largohen nga lufta.

Ju ikni në Izrael, Gjeorgji, në Balltik, Armeni dhe Kazakistan, kudo. A ikët prej luftës? Jo, ju ikët nga Mëmëdheu. Ju jeni shërbëtorë të regjimit nazist. Ju do ankoheni se askush nuk ju kupton, por ju në fakt jeni muti I Rusisë. Jeni një e vjellë e saj. Nuk ka vend për ju në atdheun tim, ju nuk e meritoni. Vdisni mbi të vjellën tuaj! Dhe na quani propagandistë? Ne jemi patriotë

është shprehur ai.  

Nisur nga toni dhe mënyra e të shprehurit, duket se Rusia po krijon edhe ajo si Irani dhe Korea e Veriut syrgjynët e vet të përhershëm teksa pushteti po kërkon të imponojë një ligjërim për luftën që nuk pranohet më nga të gjithë.

A janë këto sinjale të një ndarjeje apo thjesht pushteti i Putin po mbyllet në vetvete për të humbur edhe atë arsyetim që i duhet më shumë se kurrë në këto momente ? Kjo është e vështirë të thuhet, por predikime të tilla nga dikush të cilit iu konfiskua vila në Itali për shkak të sanksioneve të kujton skenarët e filmave distopikë me pastorë që predikojnë fundin e botës ndërkohë që krijojnë biznesin e tyre me dëshpërimin e njerëzve.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Praganda e "patriotizmit" per lufte behet ne cdo pjese te Botes, qofte ajo Azi, SHBA, Rusi apo Afrike.
Cdo komb ka ata qe nuk duan te luftojne dhe te tjeret qe duan te luftojne.
Ne Ukraine, ata qe kapeshin duke ikur nga rekrutimi xhvisheshin pa breke ne mes te rruges. Edhe ne Rusi ka po ashtu mijera vete qe nuk duan te luftojne, por kjo nuk do te thote se per shkak te nje minorance ruset si federate jane kthyer kundra qeverise se Kremlinit.

Brockullat e aparatit te Perendimit nuk ndalojne se prodhuari rrena me oke.
Pasta duhet kuptuar se te best propagande patriotike eshte shume shume e thjeshte, sic eshte e kollajshme t'i shmangesh luftes e te dezertosh apo te arratisesh kur nuk do te rekrutohesh. Lufta eshte e keqe.
Rusia u detyrua te nderrmerte kete hap. NATO eshte kthyer ne nje perbindesh qe po shkaterron jo vetem shtete te tera por edhe ekonomine e popujve te anetareve te saj.
Kjo aleance e ndyre eshte murtaje e njerezimit, kjo murtaje ka rrenuar gjithe Ballkanin, ka perhapur skamje e uri nga Afganistani ne Iraq e deri ne Libi. Po ashtu e gerreu gjithe Ukrainen dhe po e fundos ku, gjysmen e popullsise vendase e ka matufepsur me patriotizma, nacionalizma e nazizma qe, heret apo vone ukrainasit do ta kuptojne se jane viktime e Zioevangjelisteve te Uashingtonit dhe Londres.
E sa per Rusine, nuk behet verr ne uje se u larguan 20 mije apo 30 mije djelmosha. Sikur te behet rekrutim shteteror I detyrueshem, Rusia mbush 25 milion numerimin e ushtareve te saj.

Propaganda perverse e Perendimit karshi te gjitha vendeve qe ka sulmuar deri me sot ia kalon edhe atyre te kohes se komunizmit.
Sadami po vriste femijet e sapolindur ne maternitetet e Kuvajtit, ushtaret e Gaddafit pinin viagra per te perdhunuar femra, ne Iran grate dhunohen....... ne Etiopi kjo e para po masakron e perdhunon Tigray femra etj etj

Makinacioni e perandorise se RRENAVE me qender ne Washington nuk ndalet dhe rrenon e merr me vete cdo shtet te Europes sepse ne krye te qeverive ka vendosur klounat e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.