Turqia nuk do të tolerojë zgjerim as me një centimetër në Egje nga Greqia

Postuar në 11 Nëntor, 2022 18:16

Gazeta greke “Kathimerini” i ka marrë një intervistë admiralit turk në pension, Cihat Yayci, i konsideruar si një ndër përpiluesit e doktrinës “Atdheu Blu”. Doktrinë kjo që në Greqi konsiderohet si revizioniste, madje ekspansioniste për ndarjen e hapësirës detare në Egje. Më poshtë një pjesë e intervistës në shqip me titull nga ResPublica:

Intervistoi: Athanasios Katsikidis

Admiral Yayci, si lindi doktrina e Atdheut Blu?

Baza e doktrinës “Atdheu Blu” përfaqëson pikat e nxehta aktuale dhe thekson zonat e juridiksionit detar turk. Për ta nisur, është një term që është pranuar nga publiku turk, por edhe ndërkombëtarisht. Është thjesht një doktrinë që përkufizon zonat detare nën juridiksionin turk dhe mënyrat me të cilat ato ruhen ligjërisht, diplomatikisht, financiarisht dhe politikisht. Puna ime mbi këtë është përkufizuar si jo-ushtarake.

Ju keni thënë se harta është përpiluar për t’u përdorur kryesisht për qëllime akademike, e megjthatë ne kemi parë fotografi të Presidentit Erdogan që pozon përpara saj. Cila janë pretendimet e Turqisë mbi bazën e kësaj doktrine?

Kjo hartë nuk është maksimaliste. Së pari, nuk është as e optimizuar. Është mes optimales dhe minimales. Nëse sheh hartat greke që prezantojnë pretendimet greke për zonat detare, aty nuk lejohet asnjë hapësirë detare në detin Egje për Turqinë. Doktrina e “Atdheut Blu” është mbështetur nga publiku dhe administrata. Mbështetet po ashtu nga ligjet e shtetit tonë dhe nga qeveria jonë. Harta ime, që është ajo pas z. Erdogan, bazohet mbi ligjin ndërkombëtar. Është hartuar mbi bazën e parimeve të përgjegjësisë, sovranitetit mbi tokë dhe det, superioritetit gjeografik dhe mbi atë sesi(në termat e përkufizimit të zonave detare) toka ka epërsi mbi ishujt.

Këto janë parime të delimitimit që rrjedhin nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare mbi arkipelagun dhe nga OKB. “Atdheu Blu” jep rekomandime mbi atë sesi duhet të formësohet dhe çfarë duhet të jetë qëndrimi legal përkundrejt kërkesave ilegale dhe përdorimit të mjeteve joligjore. Kështu që kjo doktrinë është për atë sesi ne mund të përkufizojmë të drejtat dhe interesat tona detare.

Presidenti Erdogan dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë po kërkojnë demilitarizimin e ishujve grekë. Greqia përgjigjet duke cituar Nenin 51 të Kartës së OKB-së që ka të bëjë me “të drejtat e qenësishme për vetëmbrojtje individuale ose kolektive”. A do të këmbëngulë Turqia për delimitarizimin e ishujve?

Neni 51 ka të bëjë me të drejtën legale të Turqisë për të mbrojtur veten, jo të Greqisë. Aryseja është se këto 23 ishuj supozohet të ishin demilitarizuar nën parashikimet e traktatit të vitit 1914 dhe vendimeve të ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha, Traktatit të vitit 1923 të Lozanës dhe Traktatin e Parisit të vitit 1947.

Na tregoni diçka rreth marrëveshjes turko-libiane. Cila është baza ligjore e saj?

Më lejoni të them se çdo vend ka të drejtën sovrane të nënshkruajë një marrëveshje. Askush nuk ka të dretë t’i tregojë një vendi çfarë mund të bëjë, ose jo.

Është ky rasti ky marrëveshja në fjalë shkel ujërat territoriale të ishujve të Kretës, Rodit dhe Kastellorizos?

Është një keqkuptim, keqinformim apo propagandë, ideja se linja mes Turqisë dhe Libisë interferon me ujërat territoriale të ndonjë ishulli. Unë jam ai që e ka hequr atë vijë. Nëse sheh vijën që lidh brigjet e Libisë dhe Turqisë, do të shihni se ajo kalon në një zonë 40 milje larg Kretës. Ne nuk interferojmë në ujërat territoriale të askujt.

Por ajo ndërhyn në zonën ekskluzive ekonomike.

Kjo sjellje është realisht unike e Greqisë. Greqia përpiqet të përfaqësojë veten si një shtet arkipelagor që konsiston vetëm në ishuj, si Japonia apo Filipinet apo Indonezia. Greqia është një shtet gadishullor dhe ishujt janë në Adalar, Egje. Përdor termin “Adalar” në vend të Egje. Adalar është një det shumë i ngushtë, me një gjerësi rreth 150-180 milje. Ndaj shelfi kontinental i kontinentit shkon diku te 350 milje. Kështu që nëse deti mes Greqisë dhe Turqisë shtrihet përgjatë qindra miljeve, nuk do të kishte problem, dhe nëse, sigurisht, nuk kishte ndonjë ishul të veçantë(Kastellorizo). P.sh nëse  ky ishull ndodhet 700 apo 500 milje larg Turqisë dhe Greqisë, ne mund të themi që ka një zonë ekonomike ekskluzive dhe një shelf kontinental.

Ky nuk është rasti megjithatë. Ne po flasim për një det të ngushtë që nuk është as 200 miljes mes dy vendeve, dy shteteve. Kështu që disa prej këtyre ishujve dhe veçanërisht ato që pretention Turqia janë përgjatë vijsë së mesit, janë mbi shelfin kontinental të hintelandit turk, ndërkohë që të tjerët ndodhen kryesisht mbi shelfin kontinetal grek. Ndaj, nëse një ishull është tashmë mbi një platformë nëndetare, nuk mund të krijojë një tjetër platformë. Ky është rregulli logjik dhe kjo përcakton një rregull legal.

Për më tepër, Greqia nuk është një shtet arkipelagor. Argumenti i saj se juridiksioni i vijës së vet detare nis nga vija e jashtme e ishujve të vet, është ilegale. Vija e juridiksionit detar duhet të përkufizojë në relacion me tokën. Gjatë Konventës së Ligjit të Detit në OKB – më lejoni t’ju kujtoj – Greqia ka këmbëngulur që të njihet si shtet arkipelagor si Japonia dhe Indonezia. Askush nuk ra dakord me këtë, megjithatë, dhe Greqisë iu tha është një shtet gadishullor. Kjo është arsyeja pse Greqia nuk e firmosi marrëveshje; për shkak se Greqia këmbëngul se neni që diferencon shtetet arkipelagore duhet ndryshuar.

Besoni se Turqia do të ecë para me kërkimet bazuar në marrëveshjen me Libinë?

Po. Për ta nisur, ne firmosëm një marrëveshje me një qeveri legjitime, qeverinë e Unitetit Kombëtar. U kryen të gjitha procedurat ligjore të brendshme dhe mandej u paraqitën në OKB.

Greqia ka fuqizuar ushtrinë e vet duke investuar në fregata të reja dhe avionë. Mendoni se Turqia është në pozicionin për të përballur ndryshimin në balancën e forcës?

Ju jeni Greqia, që blen armë dhe raketa, fregata dhe avionë, helikopterë, anije dhe nëndetëse. E gjitha kjo është e frikshme dhe intimiduese, por ju lutem mos harroni se Turqia i prodhon të gjitha këto. Përfshirë dronë, nëndetëse dhe shumë mjete të tjera çka përcakton faktin se vendi ynë është mes 14 eksportueve kryesorë në botë. Nëse Greqia do të kursejë para, mund të blejë armë, fregata, korveta dhe nëndetëse nga Turqia. E këshillloj një gjë të tillë.

Si do të reagonte Turqia nëse Greqia do të zgjeronte ujërat e veta territoriale në 12 milje detare mbi bazën e Ligjit të Detit? Dhe nëse kështu, a do të thoshte një reagim i tillë luftë?

Më lejoni të sqaroj deklaratën e vitit 1996 të Asamblesë Kombëtare të Turqisë. Nuk është një deklaratë e drejtpërdrejtë e casus belli. Nuk ekziston një “shkak i tillë lufte” në këtë deklaratë, por është bërë në mënyrë që t’i japë qeverisë të gjitha fuqitë e ndryshme kombëtare, përfshirë masat ushtarake, nëse Greqia zgjeron ujërat e veta territoriale në Egje përtej 6 miljeve detare – dhe qartazi jo në 12 milje detare.

Është përherë për 6 milje. Turqia nuk do të tolerojë zgjerimin e ujërave detare nga Greqia edhe një centimetër përtej 6 miljeve.

Nëse Greqia do të ruajë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, duhet të respektojë marrëveshjet. Ka vetëm një marrëveshje që është firmosur mes Greqisë dhe Turqië së bashku dhe e cila përcakton status quonë në Egje: Traktati i Lozanës. Në respekt të tij, ujërat territoriale janë 3 milje. Greqia ka zgjeruar ujërat territoriale në 6 milje detare nga 3 milje në vitin 1936 dhe ne ramë dakord pavarësisht; më 1964 Turqia ra dakord ta bënim hapësirën në 6 milje…

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Per korektesi: eksportues nder 14 vendet e jo;
........faktin se vendi ynë është mes 145 eksportueve kryesorë në botë......
E jo sic e keni postwar ju.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.