Gallatë oborri? 100 lopë për t’u martuar me Giorgia Melonin, ose “do pushtoj Nairobin”

Postuar në 06 Tetor, 2022 01:33

E shkarkon nga drejtimi i forcave të këmbësorisë, mandej e promovon si gjeneral me pesë yje. Kërkon falje për deklarimet e tij në tuiter, por kujton edhe “kontributet e tjera të tij”. Kjo situatë e pazakonë ka ndodhur në Uganda, ku presidenti Yoweri Museveni ka ndërmarrë veprime ndaj dajlit të tij, gjeneralit Muhoozi Kainerugaba, pasi ky shkruajti në profilin e tij në tuiter se duhet pushtuar Nairobi. Komenti provokoi shqetësime serioze. 

Më herët ai ka deklaruar mbështetje për rebelët etiopianë në Tigray, duke shtuar mbështetje publike për rbelët në Kongon Lindore.

I njëjti person, i etiketuar si gjenerali i tuiteve u shpreh se të gjithë afrikanët mbështesin rusët në luftën në Ukrainë, për të kaluar së fundmi se ofronte 100 lopë për t’u martuar me Giorgia Melonin në Itali. Sipas tij dhurimi i një lope është diçka shumë e çmuar dhe vlerësuese në Uganda, ndaj imagjinohet se çfarë qëndron pas 100 lopëve. 

Me 600 mijë ndjekës në rrjetin social, Kainerugaba ka trazuar ujërat në Uganda ndonëse mbështetësit thonë se ai bën shaka. 

Kërcënimi publik për të pushtuar Nairobin mbushi kupën për babain e tij, në pushtet që nga viti 1986, ndonëse largimi nga detyra nuk ka prekur njerëzit e tij në pozicione kyçe në ushtri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.