Reformim shërbimit sekret grek

Postuar në 04 Tetor, 2022 14:57

Lord Evans, një ish-drejtori i shërbimit britanik, MI5, aktualisht një këshilltar joformal i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën "Kathimerini" përmes së cilës flet edhe për skandalin e fundit të përgjimeve. Lidhur me këtë çështje Evans ka bërë thirrje për një marrëdhënie të re të shërbimeve sekrete me publikun dhe ofrimin e informacionit, një lloj klisheje që është trashëguar nga Lufta e Ftohtë. 

Problemi është se nëse nuk do të tregosh historinë tënde, dikush tjetër do ta bëjë një gjë të tillë. Për ne në Britani ishte një ndryshim i madh ndërveprimi me publikun por ka qenë një gjë shumë e mirë në termat e mirëkuptimit publik, konsensusit politik, moralit për stafin dhe ndjesinë se puna e tyre po prezantohet ndershëm. Qartazi, ka një pikë të rëndësishme. Nuk mund të ndërmarrësh operacione inteligjence në mes të ditës, nuk mund të flasësh për operacione individuale, por mund të flasësh për llojin e shërbimit që je ose do të jesh

është shprehur ai. 

Nga një pamje e jashtme, duke se personi në fjalë është i ngarkuar me një lloj reforme në shërbimin grek, teksa sqaron se ky i fundit është disi i pazakontë në organizmin e vet. 

Modeli grek është i pazakonshëm pasi nuk ka një shërbim të brendshëm të kristaliuar krahas atij të jashtëm. Roli i një shërbimi inteligjent është shumë i ndryshëm nga ai një shërbimi të brendshëm. Menaxhimi i të dyjave në një organizatë të vetme është model i pazakonshëm 

ka thënë ai. 

Skandali i përgjimeve të kreut të PASOK dhe një gazetari solli largimin e ish-shefit të shërbimit grek EYP dhe ngritjen e një komisioni hetimor duke vënë në qendër edhe kryeministrin Mitsotakis që sot po kërkon të reformojë shërbimin sekret, një ndër sektorët më konservatorë në shtetin fqinj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.