Dosjet e korrupsionit nuk hapen sepse ‘Meta minus Rama’ = Vetëm(ndoshta) një dosje Sigurimi

Postuar në 18 Gusht, 2022 19:30

Top-Channel ka zbardhur sot një të ashtuquajtur draft që parashikon të përjashtojë me ligj nga kandidimi apo mbajtja e funksioneve publike të personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. 

Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015  “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë

përcjell Top-Channel pjesë të draftit. 

Ngjan si shaka nga ato me të cilat duhet të qeshësh se kështu thotë shefi, të cilin sipas shënjestrës së këtij projekti, Ilir Metës, e zë edhe vapa. Sepse një kushtëzim i tillë ekziston përveç faktit se termi “i favorizuar” nuk është e qartë se çfarë do të thotë. 

Kështu sipas Muhamed Veliut, Sali Berisha ia hedh edhe kësaj radhe ndonëse nëse ndjekim me kujdes fushatat opozitare të Metës dhe kreut të PD-së, mund të vëmë re se z. Berisha premton ndryshime në qeverisje, kurse z. Rama rrëzimin e Ramës. Pra është Berisha që sillet si kandidat për kryeministër, kurse ish-presidenti si dikush që i ka bërë benë kryeministrit aktual. 

Por përtej kësaj, është mjerane për të ashtuquajturën mazhorancë socialiste, për të ashtuquajturin lider të Ballkanit, që pasi mori gjithçka, pasi bëri edhe reformat epokale të dretësisë e me radhë, e kërkon mëkatin e Ilir Metës te Sigurimi i Shtetit. Jo te korrupsioni, as te shkeljet e pretenduar në Presidencë. Është mjerane sepse tregon se sa frikë ka z. Rama për t’u përballur me ca gjëra dhe sesi shtie në punë një dredhi banale që e vendos opinionin para një përralle që nuk ka vlerë. 

Pse nuk hapen dosjet e korrupsionit, ato për të cilat dikur z. Rama fliste për “zë dhe figurë”, ngrinte njerëzit në protesta e bënte gjithëfarëlloj marifetesh? Vallë sikur ta pranojmë se Meta ka qenë ai spiuni për të cilin flitet e ta vëmë në kandar me z. Rama çfarë mbetet? Pra Meta minus Rama= një dosje Sigurimi? Ky na qenka pra çelësi për të pastruar politikën?

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.