Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, propozon Traktat Mbrojtjeje me Shqipërinë

Postuar në 15 Gusht, 2022 13:08

Mediat në Kosovë raportojnë se presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar homologut të vet të Shqipërisë, Bajram Begaj, që ndodhet për vizitë në Prishtinë, nënshkrimin e një traktati mbrojtjeje mes të dyja vendeve.

Është koha të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim

citohet ajo duke arsyetuar se një dokument i tillë duhet “që në mënyrë reciproke të reagohet në rast të cenimit të një prej këtyre dy vendeve”.

Nga ana e vet, Begaj ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës, duke anashkaluar mesa duket një propozim të tillë që ka efekt retorik, pse gati provokativ. Kjo pasi ideja e një Traktati dypalësh për mbrojtjen e vendos Shqipërinë në pozicion të kundërt me politikat e veta të deritanishme për sigurinë ndërkohë që në Prishtinë e dinë mirë se për kësi gjërash Tirana zyrtare ka marzh të ulët manovre.

Propozimi ka efekt retorik sepse një traktat i këtillë do lexohej si akt lufte gati në Beograd dhe do të hidhte ne erë dashurinë kryesore të z. Rama në politikën e jashtme: Open Balkan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.