240 mld euro investim për rrjetin e transmetimit në Europë deri më 2040-n

Postuar në 06 Gusht, 2022 16:01

Bashkimi Europian parashikon të investojë 240 miliardë euro në ndërtimin e një rrjeti të transmetimit të energjisë elektrike, që vjen si pjesë e një plani të ndalimit të furnizimit me gaz nga Rusia. Në total janë 141 njësi investimi deri në vitin 2040 e që në finale ka për synim rritjen e fuqisë së transmetimit në kontinent me 142 gigavatësh, zgjerimin e rrjetit me 43 mijë km të reja rrjeti dhe krijimin e 1.6 milionë vendesh të reja pune.

Plani është hedhur për diskutim dhe ai është propozuar nga Bashkimi Europian i Rrjetit të Operatorëve të Transmetimit. Si pjesë e këtij investimi, të paktën në hartën e tij, përfshihet edhe Serbia me Bosnje Hercegovinën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.