Mitsotakis është i pabesueshëm për Turqinë

Postuar në 27 Korrik, 2022 19:59

Ankaraja zyrtare përjashton për momentin mundësinë e një takimi mes presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Në një intervistë për gazetën greke, “Kathimerini” drejtori i Komunikimit të Erdogan, këshilltari Fahrettin Altun, nuk ka qenë fare i rezervuar në këtë drejtim, duke shprehur hapur pakënaqësinë e Turqisë me sjelljen politike të Mitsotakis.

Presidenti ynë ka hapur një kanal dialogu, duke i dhënë Mitsotakisit një shans, të cilin ai nuk e kapi. Dhe ndonëse ai premtoi të mos përfshinte palë të treta në marrëdhëniet dypalëshe, ai dërgoi mesazhe kundër Turqisë në SHBA. Kjo i dha fund krediteve të tij në Ankara

ka thënë ai.

Po kështu, Altun ka vënë në dukje një rol negativ të mediave greke që sipas tij po krijojnë një antagonizëm të dëmshëm në raportet dypalëshe. Në këto kushte një takim nuk shihet si i dobishëm nga Altun.

Burimet e Greqisë nuk do të shpenzohen në arsim dhe kulturë, por në prokurimet e mbrojtjes. Dhe ne kemi mbërritur këtu si pasojë e zgjedhjeve të qeverisë së Mitsotakis. Kryeministri grek duhet të bëjë një përpjekje domethënëse që të bindë Turqinë se është i sinqertë në sjelljen si fqinj i qytetëruar

ka thënë Altun.

Sipas tij Greqia po bën gabime të mëdha dhe kundërproduktive në përpjekjen për të hapur diskutime mbi traktatet ndërkombëtare në fuqi. Referuar situatës në Qipro, ai ka deklaruar prerë se:

Askush, pavarësisht se çfarë thotë, nuk ka fuqinë të minojë lidhjet e veçanta mes Qipriotëve turq - që janë pjesë integrale e kombit turk - dhe Turqisë

ka thënë Altun.

Sipas tij, Turqia nuk po kërcënon Greqinë me përmendjen e Traktait të Lozanës së vitit 1923, por po kërkon zbatimin e tij që parashikon demilitarizim të ishujve në Egje, të cilët Athina i ka pajisur me dispozitiv ushtarak.

Comments

Submitted by Arvid (not verified) on

Fahretin Altun cilesohet si nje prej njerezve me te afert te presidentit turk Erdogan
Padyshim fjala e tij eshte me shume peshe dhe gazetari me ekperience i kathimerinit beri hapin shume xhentil qe kerkoi interviste ne shtepine e tij e jo ne zyre. Hap qe per turkun ka nje diference te madhe.
Altun nuk tha asgje te re ne ate interviste duke filluar nga vendimi i presidentit Erdogan per te mos u takuar me kryeministrin Micotakis e deri te vendkerkimet e gazit ne Egje. Megjithate vete renditja e pergjigjeve, pastertia e pergjigjeve pa sterhollime diplomatike, tregon qarte vendosmerine e pales turke ne rrugen ne te cilen po ecen ne marredhenien turko-greke. Nje pershtypje me beri mungesa e konfliktit te fundit qe ne kete interviste nuk u cek. Fjala turkaegean, si pjese e fushate turizmi turke, nuk u perdor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.