NATO-n e siguruam. Të sigurojmë Divjakën

Postuar në 14 Korrik, 2022 13:54

Një ditë më parë: Kryeministri Edi Rama u prit nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, i cili e falenderoi z. Rama për kontributin e Shqipërisë në “sigurinë tonë të përbashkët”.

Një ditë më vonë raportohet: Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi është goditur me grushte nga nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, 32 vjeçari Dritan Stërkaj, administrator i një resorti në Divjakë. Kokoneshi nuk ka zbardhur detaje rreth motiveve të konfliktit që pati me 32 vjeçarin. Besohet se resorti në Divjakë që administrohet nga Dritan Stërkaj që dikur ka qenë kampi i punëtorëve, është bërë shkak i konfliktit mes Kokoneshit dhe nipit të deputetit socialist. Burimet thonë se pagesa e taksave ndaj Bashkisë që resorti ka detyrim, u bënë shkak për konfliktin mes Stërkajt dhe Kokoneshit. Për këtë ngjarje policia ka referuar materialet në Prokurori, që pritet të hetojë më gjerësisht rreth konfliktit që degjeneroi në dhunë ndaj një zyrtari.

Shkruan kështu gazeta “Tema”.

Shqipëria kontribuon për sigurinë ndërkombëtare, por në Lushnjë, për ata që e dinë, ndoshta duhet të vinë ca trupa të NATO-s. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.