Burg për inxhinierin e softeve të CIA-s që furnizoi WikiLeaks

Postuar në 14 Korrik, 2022 10:37

Një gjykatë në New York ka dënuar një ish-inxhinier softesh të CIA-s për nxjerrje informacioni sekret. Joshua Schulte është gjetur fajtor për çështjen “Vault 7” që zbuloi se CIA kishte hakeruar Apple dhe telefonat Android si dhe përpjekjen e saj për të penetruar në televizionet e lidhura me internetin.

Akuza thotë se Schulte, që më parë ndihmoi agjencinë në kodimin e softeve përgjues, e nxori informacionin në WikiLeaks, për shkak se CIA kishte injoruar kërkesat e tij për mjedisin e punës.

Nga ana tjetër, vetë Schulte thotë se CIA e ka bërë atë kokë turku për skandalin e rrjedhjes së informacionit. Prokurorët e akuzuan Schulte për luftë informative ndaj qeverisë edhe nga burgu, ndonëse sipas tij, në informacionin e publikuar kanë akses me qindra vetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.