NASA njofton nisjen e studimit 9-mujor mbi UFO-t

Postuar në 10 Qershor, 2022 17:04

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka deklaruar se do të nisë një studim nëntë mujor mbi UFO-t – Objektet e Paidentifikuara Fluturuese. Sipas mediave të ndryshme, studimi që do të zgjasë 9 muaj, synon të përmirësojë sigurinë ajrore duke përfituar një kuptim më të mirë të asaj që qeveria amerikane e etiketon si Dukuri Ajrore pa Njeri.

NASA është shumë e gatshme të adresojë këtë dukuri. Kush tjetër veç nesh mund të përdorë fuqinë e të dhënave dhe shkencën dhe të shohë se çfarë po ndodh në qiejt tanë. Ka dukuri që ne nuk i kuptojmë

shprehen zyrtarë të NASA-s.

Përfshirja e agjencisë është në vazhdën e angazhimit të autoriteteve amerikane për të zbardhur të vërtetën pas një dukurie që është edhe sociale në SHBA, pasi ufologjia dhe ndjekësit e saj kanë dekada që flasin për mbulim të dhënash, për kontakte etj., ndërkohë që aktualisht shërbimet amerikane kanë pak për të thënë mbi atë që realisht ndodh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.