Scholz viziton Ballkanin Perëndimor para 30 majit: Anëtarësimi, interes strategjik i BE-së

Postuar në 19 Maj, 2022 12:07

Gjermania e Scholz po investohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, duke artikuluar një interes strategjik të unionit. Në fjalën e mbajtur para parlamentit, kancelari gjerman ka vënë në dukje se Ballkani Perëndimor nuk mund të injorohet më në kushtet e krijuara nga lufta në Ukrainë dhe pas një pritjeje të gjatë të vendeve të rajonit.

Respektimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshëmrisë sonë. Sot më shumë se asnjëherë tjetër, integrimi i tyre është gjithashtu në interesin tonë strategjik

ka thënë Scholz.

Ai ka njoftuar se do të vizitojë vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor përpara samitit të 30 majit të BE-së që do të shqyrtojë situatën në Ukrainë dhe pasojat e saj. Qëndrimi i Gjermanisë dallon aktualisht nga ai i Francës së Macron, që propozoi një Këshilli Politik të vendeve që aspirojnë anëtarësimin, një sugjerim ky që në çdo pikëpamje minon autoritetin e BE-së në periferinë e vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.