Abuzimet me imigrantët në kufi, BE shkarkon kreun e FRONTEX, Fabrice Leggeri

Postuar në 30 Prill, 2022 00:03

Bashkimi Europian ka vendosur të shkarkojë nga detyra kreun e Agjencisë për Kufirin, Fabrice Leggeri. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Reuters” që referon burime nga brenda unionit. 

Vendimi vjen pas akuzave të shumta për shkelje të drejtash të FRONTEX ndaj imigrantëve dhe një vit pasi agjencia e BE-së kundër mashtrimit, nisi një hetim për akuzat e abuzimit me të drejtat e njeriut. 

Agjencia “Reuters” njofton se raporti i agjencisë nuk është bërë ende publik, por sipas një eurodeputetimgjerman, dokumenti zbulon se ekipi menaxhues i FRONTEX ishte në dijeni të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe shmangu qëllimisht raportimin e tyre. 

Raportimet më të shumta nisën me krizën siriane të migrimit sidomos në kufirin kroat, hungare dhe në Egje. 

Comments

Submitted by Vali (not verified) on

Dihet boterisht qe Frontex sherbeu di krah i djathte i forcave greke te kufirit qe ne bashkeveprim me trupat nderkombetare u shponin gomonet emigranteve pak pa zbrit ne breg, i vinin ne salvavita te vogla e i braktisnin ose ne mes te detit, ose ne ishuj te pa banuar. Pa uje dhe pa ushqime.
Gjysem milioni kane gjetur turqit nga keta.
Greqia si vend i BE nuk u dha asnjehere mundesine te kerkojne azil, duke perdor metoda cnjerezore, rrahje, vjedhje te objekteve personale, zhveshje ne debore, ose braktisje ne ishuj. Ka pa fund raste te mbyturish, te vdekurish nga rrahjet ose ngrirja nga mungesa e rrobave. Frontex ka qene prezent ose ka assistuar ne shumicen e ngjarjeve po asnjehere nuk e ka pranuar oavaresisht raporteve te organizatave nderkombetare.
Kryeministri grek kundershtoi me force publikisht gazetaren holandeze qe kerkoi qe qeveria te pranonte keqtrajtimet brutale te emigranteve, dhe gazetarja pas 10 viteve ne Greqi, nuk iu rinovua akreditimi.

Submitted by Aqif (not verified) on

I bombardojne ne emer te demokracise, ua djegin dhe shkaterrojne atdheun, i lene nenat pa djem e pa burra, I vjedhin dhe torturojne, gjithshka ne emer te Demokracise.
Pastaj, kur ketyre te gjoreve u mbaron gjithshka dhe kerkojne te punojne ne Perendim (sepse gjithshka ua rrafshuan), ky Perendimi i gjithshkaje nuk I pranon sepse jane race tjeter........ I gjykon sipas lekures,packa se nder ta20% eshte e besimit te krishtere.

Ne media, vrasjet e tyre dhe dhuna mbi ta eshte dicka normale sepse te bardhet e Perendimit nder shekuj kane ushtruar dhune e terror mbi ta, nga Azia, ne Afrike dhe A Latine e veriore.
Ketyre vetem Putini ua gjen gjuhen dhe ujdine. Lavdi Ariut rus.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.