Një pikturë e epokës së artë holandeze gjendet në Australi

Postuar në 17 Prill, 2022 13:12

Një pikturë holandeze 400-vjeçare me vlerë deri në 5 milionë dollarë është gjetur në një pronë në Uellsin e Ri, Australi. “Natyrë e qetë” i përket shekullit XVII dhe paraqet një tavolinë luksoze tipike të epokës së artë holandeze dhe mendohet të ketë qenë vepër e Gerrit Willemz Heda.

Megjithatë, disa ekspertë besojnë se mund të jetë një bashkëpunim me babain e tij, mjeshtrin holandez Willem Claesz Heda, veprat e të cilit vlerësohen  sot në miliona dollarë.

National Trust në Australi thotë se gjasat janë që Alfred Fairfax, nipi i James Fairfax, themeluesit të Sydney Morning Herald, e ka sjellë pikturën në Woodford.

Alfred Fairfax ishte biznesmen i suksesshëm i kohës dhe e bleu ndërtesën në 1868.

Zbulimi i pikturës vjen në një moment kur Australia dhe Holanda shënojnë 80-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Piktura do të shfaqet në Woodford Academy si pjesë e festivalit Australian Heritage 2022 më 14 maj.

Epoka e Artë Holandeze pasqyron një epokë të historisë nga viti 1588 deri në 1672 kur tregtia, shkenca, arti dhe ushtria holandeze ishin dominuese në Evropë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.