“Nuk e dua më diplomacinë e NATO-s”

Postuar në 11 Prill, 2022 12:43

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, thotë se nuk ka më interes për diplomacinë e NARO-s. Në një intervistë për “60 Minutes”, në CBS, Zelensky, i cili i ka kërkuar NATO-s të ndërmarrë veprime më të forta që prej ndërhyrjes ushtarake ruse në vendin e tij, thotë se mosveprimi i NATO-s po paguhet me jetë.

Kur bën diplomaci, nuk ka rezultate. E gjitha bëhet shumë burokratike. Kjo është arsyeja pse mënyra se si po flas me ta është absolutisht e justifikuar. Nuk kemi më jetë për të humbur. Nuk kam më emocione. Nuk jam më i interesuar për diplomacinë e tyre që çon në shkatërrimin e vendit tim”, shtoi presidenti.

Që nga 24 shkurti, koha kur Rusia nisi në Ukrainë atë që e quan operacioni special, Zelensky i është referuar NATO-s si "e dobët" dhe "pa vetëbesim", ndërkohë që më parë ka kërkuar anëtarësimin e vendi të tij në aleancën ushtarake perëndimore.

Duke ditur se sulmet dhe viktimat e reja janë të pashmangshme, NATO vendosi qëllimisht të mos mbyllë qiellin mbi Ukrainë”, tha Zelensky pak ditë më parë, duke i kërkuar aleancës së sigurisë që të mendojë për “të gjithë ata njerëz që do të vdesin për shkakun tuaj”.

Për shkak të dobësisë suaj, për shkak të përçarjes suaj, gjithçka që aleanca ka arritur të bëjë deri më tani është të transportojë pesëdhjetë tonë naftë për Ukrainën. A është kjo aleanca që po ndërtonit?

NATO e ka dënuar “pushtimin e plotë të Rusisë në Ukrainë" dhe javën e kaluar i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që "të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Ukraina pa kushte dhe të angazhohet në diplomaci të vërtetë".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.