Inceneratorët, SPAK lëshon 9 urdhra arresti, mes të cilëve edhe për deputetin Alqi Bllako

Postuar në 29 Mars, 2022 11:19

Nëntë urdhra arresti janë lëshuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve.
Nga të dhënat paraprake mësohet se operacioni i nisur mëngjesin e sotëm është në vijim, për ekzekutimin e urdhrave të lëshuar nga SPAK, me synim prangosjen e të përfshirëve në shkelje.

Paraprakisht mësohet se mes të shënjestruarve nga SPAK janë zyrtarë dhe biznesmenë të ndryshëm të përfshirë në inceneratorin e Fierit.

Urdhër arresti është lëshuar për drejtorin e Albpetrol, Florian Muçaj, ish-administrator i kompanisë. Po kështu SPAK ka kërkuar autorizimin e Kuvendit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. 

Urdhrat e arrestit vijnë një ditë pasi kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, i dërgoi një letër SPAK, ku i kërkoi që t'i shkohet hetimeve deri në fund.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.