Raporti për ndotjen në 2021: Asnjë qytet nuk përmbush kriteret e OBSH-së

Postuar në 23 Mars, 2022 10:15

Asnjë qytet nga 6 475 të tilla në të gjithë botë nuk përmbush standardet e cilësisë së ajrit. Pauza e pandemisë, e cila u reflektua me një “frymëmarrje” të qyteteve, sidomos atyre në zonat industrial, është pasuar nga një rritje e treguesve të ndotjes përgjatë vitit 2021.

Të dhënat e grumbulluara nga firma zvicerane, IQAir, një kompani e teknologjisë së ndotjes që monitoron cilësinë e ajrit bazuar në standardet e BSH-së, tregojnë tejkalim të normës.

Sipas OBSH-së, mesatarja vjetore e PM2.5 nuk duhet t’i kalojë 5 mikrogramë për metër kub. PM2.5 i referohet grimcave që gjenden në ajër, si pluhuri, bloza, papastërtitë, pikat e lëngshme dhe tymi.

Por sipas të dhënave të regjistruara për vitin 2021 nga IQAir, të paktën 93 qytete kishin nivele PM2.5 që ishin 10 herë më shumë se niveli i rekomanduar.

Të dhënat tregojnë se ndotja e përgjithshme në Indi u përkeqësua në vitin 2021. Nju Delhi vijon të mbetet kryeqyteti më i ndotur në botë. Bangladeshi është vendi më i ndotur në botë për të dytin vit dhe Çadi renditet i dyti.

Sipas Reuters, e cila u referohet të dhënave të raportit, Kina, e cila është përpjekur të luftojë problemin e ndotjes që nga viti 2014, në vitin 2020, u rendit e 14-ta për nivelet e PM2.5, por zbriti në vendin e 22-të në 2021. Qyteti kinez me performancën më të keqe është qyteti veriperëndimor i Hotan, në Xinjiang. Atje, niveli mesatar i PM2.5 arriti në mbi 100 mikrogramë, kryesisht për shkak të stuhive të rërës. Megjithatë, Hotan ka rënë në vendin e tretë në renditjen e qyteteve më të ndotura në botë, pasi është lënë pas nga dy qytete indiane: Bhiëadi dhe Ghaziabad.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.