Bizneset belge zgjedhin të mos tërhiqen nga Rusia

Postuar në 19 Mars, 2022 21:45

Ndryshe nga kompanitë e mëdha amerikane, të cilat u tërhoqën nga Rusia vetëm pak ditë pas agresionit ushtarak në Ukrainë, bizneset belge refuzojnë të tërhiqen. Shumica e rreth 250 bizneseve belge me filiale në në Rusi kanë vendosur të mos largohen.

Ato thonë se kanë zgjedhur të qëndrojnë në Rusi për solidaritet me kolegët dhe klientët e tyre rusë. Sipas “L’Echo”, të cilës i referohet The Brussels Times, vlera totale e këtyre partneriteteve biznesore arrin në disa miliardë euro.

Në vitin 2021, kompanitë belge investuan 1.5 miliardë euro në Rusi; në të njëjtin vit, 1556 biznese belge eksportuan një total prej 3.4 miliardë eurosh të mallrave në Rusi.

Megjithatë, sipas agjencisë së lajmeve Belga, jo të gjitha bizneset belge, do ta vazhdojnë aktivitetin në Rusi. Për shembull, grupit belg të furrave La Lorraine iu desh të ndalonte ndërtimin e një fabrike të re brenda natës pasi projekti bashkëfinancohej me Fondin e Investimeve Direkte Ruse në shumën prej 50 milionë euro.

Përshkallëzimi i konfliktit dhe ndërhyrja ushtarake në Ukrainë ka çuar në pasiguri të konsiderueshme ekonomike. Tregjet e energjisë  janë bërë më të paqëndrueshme, ndërsa sanksionet që ka vënë Perëndimi po bëhen pengesë për shumicën e bizneseve në Rusi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.