Është urgjente ndalimi i pornos...por jo i masturbimit

Postuar në 18 Mars, 2022 17:47

Së fundmi Autoriteti publik francez për Rregullimin e Komunikimit Audiovizual dhe Dixhital ka vendosur bllokimin e pesë faqeve pornografike. Për seksologen Thérèse Hargot, ky është një vendim shumë i drejtë dhe sipas saj pornografia duhet ndaluar për të lejuar njeriun të rikthehet te kënaqësitë reale.

ARCOM - Autoriteti publik francez për Rregullimin e Komunikimit Audiovizual dhe Dixhital - ka njoftuar se i është drejtuar gjykatës për të kërkuar bllokimin e pesë faqeve pornografike. Është një masë e mirë?

Jo vetëm që është një masë e mirë, por pritej me padurimin më të madh. Kishte ardhur koha që të bëhej diçka, të kapej problemi nga koka dhe të krijohej një sistem për mbrojtjen e minorenëve.

Në çfarë është veçanërisht e dëmshme për të rinjtë pornografia?

Industria pornografike krijon një produkt adiktiv. Përtej të rinjve, përhapja masive e pornografisë përbën një problem të shëndetit mendor për popullsinë në tërësi. Kënaqësia e përjetuar duke parë imazhe pornografike – dhe duke u masturbuar mbi to – gjeneron një goditje dopamine me të cilat truri mësohet. Është veçanërisht e dëmshme për fëmijët e ekspozuar ndaj imazheve poronografike; përpara sesa të kenë provuar një dëshirë të vërtetë seksuale në “jetën e vërtetë” - ata përjetojnë eksitimin e pornos – dhe varësinë që pason – përpara edukimit seksual dhe zbulimit të erotizmit. E thënë ndryshe, ekspozimi i minorenëve ndaj pornografisë vepron si një abuzim seksual: një përvojë seksuale përpara moshës kur mund të jepet konsensusi dhe ushtruar liria. Mbrojtja e minorenëve pra është një imperativ.

Fëmijët prekin një përvojë të pëlqyeshme, pa ditur se pse, ndaj i kthehen pornosh dhe rihyn në një mekanizëm varësie. Por synimi i pornografisë nuk është të mësojë fëmijë si të bëjnë dashuri, por t’i bëjë ata të varur. Deri në pikën sa ta konsumojnë atë edhe në moshë të rritur. Disa të dhëna: ¼ e francezëve konsumojnë rregullisht pornografi, pra një herë apo disa herë në javë, madje edhe pra çdo ditë. Në moshën 12 vjeçare, afërisht një fëmijë në tre ka qenë tashmë i ekspozuar ndaj pornografisë. Pornografia përfaqëson 1/3-ën e trafikut botëror në internet. Te mosha 18-24 vjeç, 93% e meshkujve/djemve dhe 56% e vajzave kanë parë tashmë një film porno.

Pornografia është po ashtu një problem për atë se ajo ndryshon vizionin e seksualitetit, dhe kjo në të gjitha moshat...

Ajo përçon në fakt një vizion të seksualitetit i cili ndikon pyetjet, fantazitë, praktikat tona. Ajo imponon kode brutale, pa dimension erotik, sikur seksi pa afeksion në mes të ditës të ishte norma. Një shembull trivial: të gjithë personat që shohin reality show Koh-Lanta në një moment do t’i bëjnë pyetje vetes pyetjen: “A do të doja të bëja Koh-Lantan?”

Fakti i thjeshtë i të parit të një emisioni të bën të zhytesh në të. Me pornon ndodh e njëjta gjë: “A do të doja unë të përjetoja këtë apo atë praktikë seksuale?” Pavarësisht se të gjithë personat që shohin pornografi thonë se ajo ka aftësinë të të bëjë pjesë të gjërave...(!) Sepse është e pavërtetë. Të shohësh, është ta kesh bërë tashmë. Të shohësh pornografi nuk është, siç disa e mendojnë duke u siguruar, si një akt i një kat’harsisi të padëmshëm, i huaj për seksualitetin. Nuk shihet pornoja me një filxhan çaji në dorë, është seksi ynë që mbajmë. Është pra një akt seksual në vetvete, po aq sa një akt seksual mes dy personave.

Nëse ju mendoni se po bëni një pjesë të gjërave, truri juaj nuk e bën. Truri nuk dallon kënaqësinë seksuale “në jetën e vërtetë” dhe kënaqësinë seksuale nga një faqe porno. Informacioni i dërguar në tru është i paqartë. Instalohet një zakon për një lloj kënaqësie dhe më pas disa praktika seksuale riprodhohen në sferën konjugale. Vetëm se këto praktika nuk çojnë as në idealizimin apo shtimin e dashurisë për partnerin, por për ta futur në listën e fantazive të vogla epshore që rinovohet pa u ngopur asnjëherë. Krejt ndryshe nga bashkimi seksual dhe erotik që ushqen erotizmin e çiftit.

Ju flisni, përmes konsultimeve tuaja, për pacientë në overdozë pornografie që janë bërë të paaftë për të ndjerë e marrë kënaqësinë seksuale në çift sepse janë mësuar me marrjen e dopaminës nga pornoja.

Vihen re tek të rriturit dhe madje edhe tek adoleshentët po ashtu, disfunksionime seksuale. Një varësi që krijon probleme në sferën e tyre konjugale por edhe profesionale po ashtu. Disa persona shkojnë deri aty sa frekuentojnë vetëm prostituta, dhe kjo është pasojë e pornografisë. Sepse pornoja nxit të rinjtë e rritur të konsumojnë prostitucionin: ka një vijimësi mes pornos – prostitucion i filmuar – dhe prostitucionit në përgjithësi. Edhe këtë javë madje kam patur të bëj me një mashkull të ri, i mirëarsimuar, i mbidiplomuar, i mirëpaguar, që dëshmontge se kishte një problem me seksin dhe se ishte zhvatur nga një eskortë(shoqëruese) në Tinder. Lidhja me konsumin prej tij të pornografisë prej 11 vitesh është evidente.

Gjeni ju një lidhje mes masturbimit në përgjithësi dhe pornos? E thënë ndryshe, problemi është thjesht varësia ndaj pornos, apo ndaj masturbimit?

Unë bëj një dallim themelor mes pornografisë dhe masturbimit. Masturbimi është një funksion natyror i qenies njerëzore, një aftësi për t’i dhënë vetes kënaqësi. Pornografia është një industri që kërkon të përfitojë. Krijohet shpesh konfuzioni, sepse pornografia është një mbështetje për masturbimin. Përkundrazi, mund të masturbohet pa pornografinë – gjë të cilën e inkurajoj – dhe të dilet nga kjo varësi ndaj industrisë. Disa mendojnë se duhet ndalur masturbimi për të ndalur pornografinë, e kanë gabim. Masturbimi është problem kur krijon varësi, nëse i drejtohesh sa herë përjeton emocione negative (ankth, trishtim...), kur kënaqësia seksuale nuk e zgjidh shkakun e këtyre emocioneve dhe atëherë instalohet varësia. Nëse është kompulsive, atëherë është problematike.

Keni ju këshilla praktike për të ndalur pornografinë?

Kam krijuar një udhëzues dixhital terapeutik që ofron zgjidhje për pornon...Ka metoda për ta ndalur. Këshilla që jap fillimisht është të flasësh për këtë, lirisht, dikujt që ke besim. Nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

Konkretisht, çfarë të ndihmon është të dalësh nga emocioni i fajësisë së herëve të para ku ka qenë i ekspozuar ndaj pornos. Cikli i fajit të herës së parë – raport i heshtur i këtij konsumimi-varësie. E gjithë çështja është të dekompleksohet raporti me pornon, të mendohet varësia e saj dhe të dilet nga fajësia.

Dhe të rivendoset vlera e pushtetit erotik të imagjinatës...

Pikërisht. E inkurajoj shumë vënien në punë të imagjinatës, t’i imagjinojmë vetë fantazitë tona: e kemi aftësinë për ta bërë këtë. Duhet pyetur vetja se cili lloj erotizmi mund të ishte i mirë për të stimuluar çiftin, cila fantazi? Duhet kërkuar lloji i erotizmit, ndoshta i mirë për të stimuluar çiftin: dhe çfarë fantazie? Jam shumë e prirur të propozoj imagjinimin e gjërave dyshe më tepër sesa tërësisht vetëm, por të lumtur janë çiftet që arrijnë të përdorin fantazitë e jashtme për të pasuruar jetën e tyre seksuale. Individualisht, inkurajoj të fantazohet mbi persona fiktivë idealë dhe tërheqës: p.sh një person i gjatë, brun, etj. me atribute të tilla fizike. Futja në këto fantazi e një personi real, që e njeh, që nuk është partneri juaj, mund të deformojë parimin e besnikërisë. Më tej, çdo çift është i lirë të bëjë si preferon. Për sa më përket, jam shumë e vendosur mbi ekspozimin e minorenëve ndaj pornografisë, sa i përket fantazive dhe erotizmit, të domosdoshëm për një jetë të lumtur, mendoj se duhet futur një dozë lirie.

Dhe besoj se duhet rehabilituar erotizmi për të provokuar një dëshirë seksuale, të thellë dhe që zgjat, aty ku pornografia nuk prek veçse pulsin seksual, të shkurtër dhe efemer. Rroftë erotizmi!

Përkthimi: Skerdilajd Zaimi 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.