Protesta i shërben rusëve? Të mos protestosh i shërben agjenturës kryesore në Shqipëri: Korrupsionit

Postuar në 14 Mars, 2022 13:43

 Protesta për rritjen e çmimeve është nën ndikimin agjenturave ruse dhe serbe. E thotë këtë Brizida Gjikondi, që prezantohet si juriste. Zonja arrin në këtë përfundim me deduksion: meqenëse sipas saj personazhi kryesor i protestës është Berisha, ai si antiamerikan i thekur po nxit këtë destabilitet.

Është një hall kryeministri, të cilin duhet ta dëgjojmë kur e quan protestën turp, sepse ashtu ia do puna, dhe një tjetër që të dëgjojmë zëdhënës të qëndrimeve të tij nga njerëz si zonja. E cila as ka informacionin, as tagrin publik të thotë një gjë të tillë dhe të bëhet e besueshme. Logjika e këtij lloj denoncimi është e tillë sepse kërkon të çmobilizojë urrejtjen ndaj politikës dhe qeverisë në përgjithësi, urrejtje e cila përmes këtij sensi analize priret të stresojë dhe lodhë një shoqëri, të cilës i sugjerohet vetëm një rrugëdalje: status quoja. E si e tillë ajo e rikanalizon urrejtjen në ndjenjë dështimi dhe kapitullimi.

Me logjikën e kësaj zonje që nuk dihet se përse ftohet në studio televizive, i bie që të protestosh kundër korrupsionit bën lojën e Rusisë, kundër çmimeve të rritura bën lojën e Serbisë, nëse ngrihesh për votën bën lojën e Sali Berishës, po u ngrite për subvencionet je injorant, nëse proteston si student je mish për top. E kështu me radhë. Një aradhë njerëzish që kanë akaparuar të ashtuquajturin debat publik, duke recituar mekanikisht vargjet e anitberishizmit, shndërruar në ideologji parazitare të një kaste hajdutësh dhe të mllefosurish që duan vetëm të jenë në karrigen që mbajën prej dekadash.

Ndërkohë që të rrish, e të mos protestosh, të mos e mbështesësh protestën, apo atë që ajo thotë, i shërben agjenturës së korrupsionit që drejtohet nga këtu brenda, e që përbën kërcënim ekzistencial për një shoqëri të tërë, përtej faktit se ky korrupsion ka sjellë një të mirë: ka dërrmuar besimin e Shqiptarëve te narrativa e rreme e nisur me Rilindjen Kombëtare e që ka ngecur si rrjetë merimange në tekste shkollash dhe riciklohet nga apostujt e kësaj nacional-hajdutërie të orkestruar në nivel strukturor dhe qelizor.

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Dje vetizolimi komunist na la pabuke dhe te varfer.
Sot vetizolimi qe amerikanet dhe NATO na detyruan karshi Rusise po na le pa buke dhe te varfer.

Dje kishim frike te ngriheshim kundra diktatures komuniste.
Sot kemi frike te ngrihemi kundra diktatures NATOiste dhe asaj qe Amerika na ka zhytyr.
Kinezja Kimete na eshte bere Enveri dyte.

Submitted by Baba Qeramudini (not verified) on

Per te gjithe ata qe i etiketojne protestuesit si antishqiptare apo njerez egoiste qe nuk duan te sakrifikojne per lirine e Ukraines. Eshte thirrje qe behet se pari nga ai qe jep shembullin personal te “sakrifices” nga restoranti i Nusretit duke ngrene biftek 1500 euro. Ata qe kane shkaktuar kete fatkeqesi kombetare dhe gobale drejtojne fajin tek Putini dhe kerkojne sakrifica. Vini re. Sakrifica nga ju. Ata nuk duhet te sakrifikojne asgje.

Ju mund të keni vënë re se rrjedha e lajmeve përtej luftës së nxehtë në Ukrainë është kryesisht e fokusuar në kapitalin: kapitali financiar (tregjet, likuiditeti, normat e interesit, mallrat, shtrëngimi i bankës qendrore, etj.) dhe kapitali politik (manovra gjeopolitike, sanksione, rishikimi i politikave të energjisë dhe mbrojtjes, etj.) Vini re se kush është lënë jashtë, pa u vënë re dhe i padukshëm? Ata qe punojne cdo dite, qe ben shoqerine te funksionoje, pjesa prodhuese e shoqerise. Shumica e heshtur, pjesa e poshtme 99% e shoqerise që janë dekapitalizuar në botën e zhvilluar dhe të shfrytëzuar në botën në zhvillim për 45 vitet e fundit. Me kapitalin global, shumica dërrmuese e fitimeve financiare dhe politike vërshuan në nivelin më të lartë të kapitalit spekulativ (bankat dhe miliarderët) ndërsa fuqia blerëse e punës (pra pagat) ka qenë në një renie konstante 45-vjeçare. Gje qe ka sjelle ne varferimin e tyre dhe renien e standartit te tyre te jeteses.
Renia e pagave ose vjedhja eshte bere nepermjet inflacionit te kotrolluar apo deshiruar nga bankieret me 2% ne vit. Zhvillimet e fundit dhe shtypja a parase pa hesap e beri te pamundur mbajtjen fshehur te skemes piramidale. Gjethja e fikut ra. Mbreti eshte lakuriq.
2% inflacion dhe inflacion i pakontrolluar ngjason me shembullin e bretkoses.
Mbushni nje ene (sistemi) me uje. Futni bretkosen. Perdorni zjarr te ngadalte (2% inflacion). Bretkosa (populli) nuk do levize derisa te ngordhe e perveluar pasi nuk arrin te perceptoje ndryshime te vogla ne temperaturen e ujit dhe e ndjen si temperature normale megjithese po pervelohet. Nxehni ujin menjehere (inflacion i pakontrolluar) dhe bretkosa do kerceje jashte enes.
Me inflacion midis 50-80% eshte nje rritje shume e madhe per tu injoruar. Ky sistem dhe kjo kaste vampiresh duhet cmontuar. Ndryshe do perfundojme te gjithe bretkosa te perveluara. Bravo per te gjithe shqiptaret qe i ngriten ne keto protesta qytetare! Jemi te gjithe me ju kudo qe ndodhemi neper bote.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.