Inteligjenca artificiale "dekodifikon" Pikason (FOTO)

Postuar në 13 Mars, 2022 16:35

Një pikturë e qe që mban firmën e Pablo Picasso-s doli në dritë falë përdorimit të inteligjencës artificiale. Oxia Palus, një kompani që punon për gjetjen e artit të humbur, zbuloi pjesën e titulluar "Nudo e vetmuar". Portreti u pikturua nga Picasso kur ai krijoi "Vakti i të verbërit" në 1903 - një praktikë e zakonshme në atë kohë për të kursyer paratë e kanavacës.

Për të zbuluar pikturën nën pikturë, fillimisht u përdorën imazhe me rreze x për të gjetur konturin e portretit. Më pas u përdor inteligjenca artificiale për të shtuar penelata të stilit Picasso dhe për të plotësuar imazhin.

Në fund, pikturës iu dha një kanavacë e re falë printimit 3D. Rezultati: një portret nudo nga e famshmja "Periudha Blu" e Pikasos.

Megjithatë, teknika ngre një pyetje etike: teknologjia mund të krijojë një faksimile të ngjashme me atë që artistët e vdekur mund të kenë pasur ndërmend, por a është e njëjta gjë?

A është e drejtë ta kthesh artin e humbur, nëse vetë autori ka vendosur ta fshehë?

Ty Murphy, ekspert i Pikasos dhe kurator në Domos Art Advisors, thotë:

Historia na ka treguar se njerëzit gjithmonë do të imitojnë punën e artistëve të tjerë. Ky është një eksplorim i mendjes së Pikasos.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.