Arabi Saudite, 81 ekzekutime për terrorizëm brenda një dite

Postuar në 12 Mars, 2022 21:41

Arabia Saudite ekzekutoi brenda një dite të vetme 81 persona të dënuar me vdekje për krime të lidhura me “terrorizmin”. Numri e tejkalon atë të të gjitha dënimeve me vdekje të ekzekutuara në mbretëri vitin e kaluar, raporton Le Monde.

Sipas Agjencisë zyrtare të Shtypit Saudit (SPA), të ekzekutuarit janë gjetur fajtorë për “krime të tmerrshme”. Midis tyre ka individë të lidhur me organizatën xhihadiste Shteti Islamik (IS), rrjetin e Al-Kaedës dhe rebelët Houthi në Jemen. Ata ishin dënuar me vdekje për "sulme ndaj objekteve të kultit, ndërtesave qeveritare dhe instalimeve jetike për ekonominë e vendit", dhe për "krime të rrëmbimit, torturës, përdhunimit dhe kontrabandës së "armëve", përsëri sipas SPA.

Në Arabinë Saudite, ekzekutimet kryhen kryesisht me prerje koke.

Për disa vite, mbretëria ka qenë në shënjestër të një sërë sulmesh vdekjeprurëse të kryera nga IS. Ai është gjithashtu objektiv i sulmeve të Houthi nga Jemeni fqinj në luftë. Riadi ka mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Houthis që nga viti 2015.

Arabia Saudite është ndër vendet e para më listë për numrin e madhe të ekzekutimeve. Vitin e kaluar janë ekzekutuar 69 persona, sipas AFP, e cila u referohet deklaratave zyrtare.

Monarkia ka një Ligj Themelor që nga viti 1992 – i asimiluar me një Kushtetutë – të bazuar mbi Sheriatin, ligjin islam. Vrasja, përdhunimi, grabitja me armë, magjia, tradhtia bashkëshortore, sodomia, homoseksualiteti dhe apostazia dënohen me vdekje.

Në vitin 2020, Arabia Saudite njoftoi se do t’i jepte fund dënimit me vdekje për personat e dënuar për krime të kryera kur ishin nën 18 vjeç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.