Mandia: Basha hezitoi të apelojë çështjen e CEZ (VIDEO)

Postuar në 16 Dhjetor, 2021 14:28

E shkarkuar nga drejtimi i Sekretariatit të Pronave në Partinë Demokratike, Ledina Mandia ndonëse ia njeh meritën Lulzim Bashës për futjen në politikë e ka një arsyetim për valën e shkarkimeve që kreu i demokratëve ndërmori pas kuvendit të 11 dhjetorit.

Makinacionet e bëra nëpër vite në organizim dhe ndryshim strukturash apo injektimet të anëtarësisë nga persona që nuk kanë lidhje me PD e dëmtojnë partinë. Në dijeninë time aty janë atashuar njerëz pa lidhje me PD dhe nuk e di se interesat e kujt do të mbrojnë në të ardhmen.

I quan të papranueshme etiketimet e Lulzim Bashës për ata që mbështetën kuvendin e Berishës, si dhe paralajmërimet për luftë ndaj të korruptuarve edhe ndai ish-funksionarëve demokratë.

Unë për vete nuk kam qenë e korruptuar. E sfidoj zotin Basha të më tregojë aktet korruptive që kam kryer. Këtë ta bëjë edhe për kolegët.

Thotë se përvoja e punës me Sali Berishën nuk e ka përballur me presione apo shantazhe për firmosjen e akteve antiligjore apo emërime nepotike.

Unë e dëshmoj që zoti Berisha nuk më ka kërkuar të bëj asnjë gjë të paligjshme. Nuk më ka sugjeruar asnjë punësim qoftë drejtpërdrejt apo përmes orientimeve të personave afër tij. Përkundrazi, më ka kërkuar të zbatoj ligjin dhe vetëm ligjin.

 

Sa i takon luftës që Lulzim Basha ka shpallur kundër korrupsionit, Mandia sjell në vëmendje çështjen e shumëpërfolur të CEZ-it.

Një nga çështjet që jam në dijeni është ajo e CEZ, një vjedhje masive që u kushtoi shqiptarëve 1 milion euro. Nuk e di pse çështja u pushua nga prokuroria. Pse zoti Basha nuk bën ankim kundër vendimit të pushimit, siç bëri PS në lidhje me kontratën e privatizimit.

Politikisht është e bindur se 11 dhjetori i hapi rrugën ndryshimeve statutore në Partinë Demokratike dhe do të krijojë kushtet për një forcë koncervatore të drejtuar nga një kryetar që do të prodhojë gara brenda demokratëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.