BE i kundërpërgjigjet influencës kineze me një projekt 300 miliardë euro

Postuar në 01 Dhjetor, 2021 12:21

Bashkimit Europian iu deshën plot 3000 ditë për një alternativë ndaj nismës kineze për Rrugën e Mëndafshit. Presidenti Xi Jingping e paraqiti skemën për herë të parë në 2013 dhe synon që me të të lidhë Kinën me pjesën tjetër të botës përmes hekurudhave dhe porteve, duke lehtësuar tregtinë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezanton sot projektin me vlerë 300 miliardë euro, i cili pritet të bëhet kundërpesha e Belt&Road. Porta Globale e Europës do ta kanalizojë këtë shumë në projekte infrastrukturore deri në 2027-n. Projekti përfshin rrjetet 5G, fibra optike të gjeneratës së re, impiante të energjisë së pastër etj. Megjithatë, drafti nuk përfshin një listë projektesh prioritare, çka ka sjellë kritika nga vendet anëtare, të cilat ngulin këmbë për një përgjigje më të shpejtë ndaj nismës kineze me 13 mijë projekte në 165 vende.

Plani i Von der Leyen parashikon 135 miliardë euro investime nën një fond ekzistues të zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe deri në 18 miliardë euro në grante në kuadër të programeve të tjera të ndihmës së jashtme të BE-së. Ajo gjithashtu do të përfshijë 145 miliardë euro të "vëllimeve të planifikuara të investimeve" nga institucionet e tjera financiare të zhvillimit evropian.

draft theksohet domosdoshmëria e menaxhimit të mirë për të garantuar sukses. "Pa transparencën e duhur, projektet e qeverisjes së mirë dhe me standarde të larta mund të hartohen keq, të lihen të paplota ose të përdoren për të nxitur korrupsionin."

"Kjo nuk është asgjë më shumë se një deklaratë politike", thotë një zyrtar i BE-së, i kontaktuar nga Politico.eu. Qëllimi është që Kinës t’i dërgohet një mesazh i fortë Kinës mbi demokracinë dhe vlerat, që sipas zyrtarit në fjalë duhet bërë më shumë për t'i zbatuar.

Investimet në infrastrukturë, ose lidhje, janë bërë fushë beteje kryesore për ndikimin gjeopolitik, pasi Kina ka zgjeruar shtrirjen e saj strategjike në pjesë të Afrikës, Azisë, Amerikës Latine - dhe Evropës. Kritikët, megjithatë, thonë se Pekini ka krijuar varësi nga borxhi në vende si Pakistani apo Mali i Zi, ndërsa shumë projekte dështojnë në aspektin e qëndrueshmërisë. Ekspertët e inteligjencës, si shefi britanik i MI6, Richard Moore, po paralajmërojnë se Belt and Road gjithashtu krijon "kurthe të të dhënave" duke mbledhur të dhëna kritike nga shoqëritë në mbarë botën.

Veprimi i fundit i BE-së është pjesë e një reagimi më të gjerë ndërkombëtar. Presidenti i SHBA Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë nga G7, grupi i ekonomive kryesore të botës, këtë vit u angazhuan për një vizion tjetër për projektet e mëdha të infrastrukturës të quajtur Build Back Better Ëorld.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.