Apple tërhiqet para presionit të qeverisë, hapet për vetëriparimin

Postuar në 18 Nëntor, 2021 10:38

Për herë të parë, Apple do t’u japë mundësinë përdoruesve të riparojnë vetë produktet. Me anë të një programi riparimi dhe pjesëve të Apple, përdoruesit mund të riparojnë një pjesë të pajisjeve nga fillimi i vitit 2022. Fillimisht, kjo do të bëhet e mundur për iPhone 12 ose iPhone 13 dhe më pas edhe pajisjet Mac.

Për të realizuar këtë, Apple do të asistojë me përdoruesit me pjesë të veçanta që do të përdoren për komponentët kryesorë si bateria, kamera dhe ekrani. Apple do t'u kërkojë klientëve të lexojnë një manual riparimi dhe më pas të porosisin pjesët përkatëse përmes një dyqani online. Çmimet e pjesëve nuk janë bërë ende të ditura, por Apple do të ofrojë lehtësira për klientët që kthejnë pjesët e përdorura për riciklim.

Apple njoftoi se programi është menduar për njerëzit me përvojë në riparimin e pajisjeve elektronike.

Edhe pse nuk jep arsyet që e kanë shtyrë në hapjen drejt vetëshërbimit, ekspertët e tregut të teknologjisë thonë se shkaku mund të jetë presioni i qeverisë. Shtëpia e Bardhë, Komisioni Federal i Tregtisë dhe shumë shtete kanë mbështetur të drejtën për riparim, që mund të detyrojnë Apple dhe kompani të tjera simotra t’u lejojnë klientëve të riparojnë vetë pajisjet e dëmtuara.

Megjithatë duke pasur parasysh faktin se Apple ka qenë shumë e ngurtë deri tani në lidhje me riparimin, ngrihen disa pikëpyetje. A do të jetë çmimi i pjesëve mjaft konkurrues për ta bërë riparimin e vetë-shërbimit një alternativë të mundshme ndaj ndihmës profesionale? Dhe a do t'i modifikojë Apple modelet e produkteve të saj për t'i bërë këto riparime më praktike?

Tregu i produkteve teknologjike është dominuar tradicionalisht nga marrëveshjet e licencës së përdoruesit fundor. Në thelb, kjo e fundit është pranimi për ta përdorur pajisjen që e ke paguar, siç të lejon prodhuesi. Dhe ky i fundit jo gjithmonë na lejon ne - ose dikë që nuk është i autorizuar nga prodhuesi - ta rregullojë atë nëse prishet. Kjo bën të mundur që nga riparimet, paratë t’i shkojnë sërish kompanisë mëmë. Dhe, nëse pajisja nuk mund të rregullohet lehtë, shumë konsumatorë mund të zgjedhin të blejnë një version të ri, të përditësuar. Kjo sërish çon para te kompania që ka prodhuar pajisjen, duke rënduar në xhepat e konsumatorëve.

Në SHBA kohët e fundit, e drejta për të riparuar teknologjinë për të cilën ke paguar ka filluar të kërkohet me forcë dhe vendimi i Apple duket pasojë direkte e këtij lobimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.