Berisha flet si kryetar: Ftoj Ramën në debat

Postuar në 09 Nëntor, 2021 22:02

Sali Berisha foli sot si kryetar i PD-së, kur gjatë foltores së Pogradecit ftoi kryeministrin në një debat televiziv. Mbështetja që ka gjetur në bazë duket se e ka motivuar ish-kreun e PD-së se do ta rimarrë krejt lehtë drejtimin e saj dhe kjo da bëjë edhe njëherë zyrtarisht rivalin e tij të drejtpërdrejtë politik.

Foltoret i kanë kallur datën. Me Sali Berishën do të bashkohen të gjitha burrat dhe gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Të gjithë ata që i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe atdheut atdhe. Të gjithë ato që konsiderojnë mafien një rrezik kombëtar. Para se të të japim duart, të ftoj në një debat televiziv, të tregoj dhe t’i numëroj të gjitha mëkatet e këtyre 8 viteve dhe mbathja në Beograd se atje të presin krahëhapur.

Përgjatë kohës si kryeministër, ndërsa Rama ishte lider i opozitës, dy rivalët politikë nuk kanë zhvilluar asnjë debat, pavarësisht fushatave shpesh me tone të ngritura. Mesa duket, Berishēs më shumë se asnjēherë i duhet një i tillë ose më e pakta, me ftesën synon të krijojë idenë se është rikthyer në politikën aktive si faktor relevant.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.