Teatri i targave mbyllet me fitoren e palaçollëkut ballkanik

Postuar në 27 Shtator, 2021 21:53

Kreu i KFOR-it në Kosovë, Franco Federici ka njoftuar se misioni ka marrë masa për qetësimin e situatës në vend, në përputhje me kuadrin ndërkombëtar që e mandaton.

KFOR-i ka marrë hapa në terren duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet dhe duke vendosur njësitë e veta edhe në pikat e kalimit kufitar në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999. KFOR-i gjithashtu ka zhvilluar bisedime, me të gjitha palët e përfshira, për ndërprerjen e protestave në veri të Kosovës. Masat e marra, më herët të diskutuara nga Komandanti i KFOR-it me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me kryetarët e komunave veriore, kanë për qëllim favorizimin e një deeskalimi të shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi të siguirtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë

ka thënë Federici.

Paralel me këtë mesazh të ardhur nga autoritetet ndërkombëtare ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i cili ka lënë të kuptohet se ndonëse e ka shumë për zemër të luftojë për kombin e vet, i ka duart të lidhura.

Është e rëndësishme që gjithë populli ynë të kuptojë sesa e vështirë është situata, sa të lidhura I kemi duart në Kosovë…Është tmerrësisht e rëndësishme për ne që të tregojmë përmbajtje gjatë gjithë kohës, por edhe vendosmëri dhe të luftojmë për vendin tonë, popullin dhe të gjithë qytetarët që jetojnë në vendin tonë. Dua të falenderoj njerëzit në këto ditë të vështira për mbështetjen e tyre, falenderime të sinqerta njerëzve tanë në Jarinje dhe Brnjak, Serbia është me Ju

citohet Vuçiç.

Ky është po ai president që pak ditë më parë ngriti avionë ushtarakë për një krizë targash duke dëshmuar se Ballkani është këtu, nuk shkulet. Presidentit serb patjetër që i duhet të gënjejë brenda vendit të vet, të qetësojë emocionet që preken nga çështje targash me nanurisjen e pandërprerë se Kosova është Serbi. Duke ekuilibruar në fund në fshatin e vet atë që është budallallëku ynë transnacional. 

Kriza mesa duket po shkon drejt fundit, apo më saktë ky episode histerik po mbyllet me një dorë nga të huajt pa kuptuar se kush fitoi çfarë. Ne pamë teatrin e zakonshëm të palaçollëkut në një Ballkan që nuk di të ndryshojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.