Kreu i ENI-t: Çmimi i gazit do të rritet, duhet plan afatgjatë për Europën

Postuar në 26 Shtator, 2021 18:35

Me afrimin e dimrit, në Eruopë pritet rritje e mëtejshme e çmimit të gazit. Kreu i ENI, gjiganti italian i gazit dhe naftës, thotë se Europës i duhet një plan afatgjatë për energjinë. Në një intervistë për gazetën “La Repubblica”, Claudio Descalzi vë në dukje se BE importon pothuajse të gjithë gazin natyror dhe shumicën e naftës që i nevojitet, çka e bën kontinentin e vjetër të varur nga furnizimet e huaja.

Evropës i duhet ajo që sot nuk e ka: një plan i strukturuar dhe afatgjatë i sigurisë së energjisë.Unë nuk mendoj se do të ketë probleme me furnizimin me gaz, por do të kushtojë më shumë", tha ai duke iu referuar muajve të dimrit.

Eni ka kontrata strategjike afatgjata të furnizimit me gaz me një sërë vendesh prodhuese të gazit, përfshirë Rusinë. Por familjet në të gjithë Evropën përballen me fatura shumë më të larta të energjisë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë me shumicë dhe gazit.

Spanja i ka kërkuar Komisionit Evropian që të hartojë udhëzime për të ndihmuar vendet anëtare të reagojnë në mënyrë të vazhdueshme ndaj rritjes së çmimeve të energjisë.

Edhe kryeministri i Italisë, Mario Draghi, tha këtë javë se Evropa duhet të veprojë për të diversifikuar furnizimet e saj me energji dhe për të forcuar fuqinë negociuese të vendeve blerëse, në mënyrë që të ndihmohet në frenimin e rritjes së energjisë dhe çmimit të gazit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.