Malazezët në protestë kundër kreut të ri të Kishës Ortodokse

Postuar në 05 Shtator, 2021 13:01

Një protestë me shumë përplasje shoqëroi shugurimin e kreut të ri të Kishë Ortodokse serbe.

Policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve që hodhën gurë dhe shishe në qytetin e Cetinjes.

Mali i Zi u nda nga Serbia në 2006, por kisha malazeze mbetet nën kishën ortodokse serbe.

Po shumë në Mal të Zi, përfshirë presidentin e vendit, e shohin atë si një simbol të ndikimit serb.

Presidenti Milo Gjukanoviç u kishte bërë thirrje protestuesve të prishnin ceremonin e inaugurimit të Joanikije II në postin e lartë klerik, i njohur si Mitropoliti i Malit të Zi dhe Kryepeshkopi i Cetinjes.

"Na ka ardhur në majë të hundës Beogradi, që mohon kombin tonë dhe na thotë se cilat janë të drejtat tona fetare," i tha protestueses Andjela Ivanoviç agjencisë Reuters.

Joanikije II dhe Patriarku serb Porfirije mbërritën me helikopter në vendin ku u bë ceremonia.

Edhe lidershipi politik i Malit të Zi është i ndarë në lidhje me ndikimin serb. Kryeministri pro-serb, Zdravko Krivokapiç, që i cilësoi protestat "akte terroriste".

Partia e presidentit Gjukanoviç, DPS, i humbi zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Zgjedhjet erdhën pasi ai shtyu ligjin i cili do të kishte lejuar shtetin të kërkonte pronën e Kishës.

Kjo lëvizje erdhi si përgjigje e mbështetjes së opozitës nga Kisha, çka solli largimin e DPS nga pushteti për herë të parë në tre dekada.

Malazezët që identifikohen si serbë etnikë përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë prej 630 000 banorësh. Shumica e malazezëve janë anëtarë të Kishës Ortodokse Serbe, pavarësisht përkatësisë etnike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.