Italia drejt vaksinimit me detyrim

Postuar në 03 Shtator, 2021 10:48

Italia se po shkon drejt vaksinimit të detyrueshëm. Kryeministri Mario Draghi u shpreh në favor të vaksinimit të detyrueshëm, në një konferencë të mbajtur të enjten. Objektivi i qeverisë Draghi është të vaksinohet mbi 80 përqind e popullatës deri në fund të shtatorit.

Qeveria tashmë i ka bërë vaksinat të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor, të shkollave dhe universiteteve, por disa ministra të kabinetit kanë bërë thirrje për të zgjeruar detyrimin te masa e gjerë nëse shifra prej 80 për qind nuk arrihet këtë muaj. Rreth 70 përqind e italianëve mbi moshën 12 vjeç kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa 63 përqind janë plotësisht të vaksinuar.

Fushata po vazhdon me shpejtësi, deri në fund të shtatorit 80% e popullsisë do të vaksinohen plotësisht, tashmë sot jemi në 70 për qind. Unë përsëris ftesën për t'u vaksinuar, është një detyrim ndaj vetes dhe të tjerëve.

Ndërkohë, vijon të zgjerohet harta e mjediseve ku nuk mund të hysh pa kartën e shëndetit. Javën tjetër, siç raporton Corriere della Sera, pasi të mblidhet komision ad hoc, e ashtuquajtura green pass do të shtrihet në kategori të tjera, duke filluar me administratën publike dhe të gjithë punonjësit në sektorët për të cilët është tashmë në fuqi, siç janë trenat, aeroplanët, anijet, restorante, bare, palestra ose pishina.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.