detyrim

Vaksina, si indulgjencë për të dalë nga shtëpia

Postuar në 30 Nëntor, 2021 16:48

Austria ka vendosur të gjobisë me deri në 7200 euro ata qytetarë që nuk pranojnë të vaksinohen kundër CoVid-19. Masa në fjalë është përfundim i një propagande të gjerë frike dhe paniku kundër sëmundjes aktuale dhe sugjeron si model shtrëngimin e çdo individi përkundër vullnetit të tij në raport me trupin. Trupi kështu i nënshtrohet një kategorie abstrakte që quhet Shëndet Publik, ndonëse të vaksinuarit janë teorikisht të imunizuar dhe nuk rrezikohen.

Austria vendos vaksinimin me detyrim nga 1 shkurti

Postuar në 19 Nëntor, 2021 12:19

Austria bëhet vendi i parë në Europë që imponon në mënyrë direkte vaksinimin. Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, njoftoi sot se vaksinimi kundër COVID-19 do të jetë i detyrueshëm nga shkurti 2022, ndërsa i fajësoi të pavaksinuarit se po “sulmojnë sistemin shëndetësor”.

Nuk kemi arritur t’i çojmë njerëzit drejt vaksinimit. Masat më të fundit kanë rritur vaksinimet ditore, por jo mjaftueshëm," tha Schallenberg. "Për një kohë të gjatë, ishte konsensus në vend që mandati i vaksinës nuk është i nevojshëm, por ne duhet të përballemi me realitetin."

Italia drejt vaksinimit me detyrim

Postuar në 03 Shtator, 2021 10:48

Italia se po shkon drejt vaksinimit të detyrueshëm. Kryeministri Mario Draghi u shpreh në favor të vaksinimit të detyrueshëm, në një konferencë të mbajtur të enjten. Objektivi i qeverisë Draghi është të vaksinohet mbi 80 përqind e popullatës deri në fund të shtatorit.

Check-Up i sforcuar, gjoba mjekëve që s’kapin normën

Postuar në 17 Tetor, 2018 10:14

Mjekëve të familjes u është vënë një normë për të përmbushur në planin e check up-it, në të kundërt ata gjobiten. Vetë mjekët pohojnë pwr emisionin ivestigativ “Stop” se kjo është e shkruar në kontratat e punës dhe mosplotësimi i normës u rrezikon madje edhe vendin e punës.

Mjekja 1 - E kemi domethënë një ligj, që duhet…

Gazetari –Wshtë i detyrueshëm?

 Gazetari –Nuk është e detyrueshme. Kjo nuk është e detyrueshme për pacientin?

Mjekja 1 Ne nuk i detyrojmë në asnjë moment, të bëjnë check up-in, pavarësisht se ne me ligj e kemi që duhet?

Subscribe to RSS - detyrim