Shqipëria si bahçe e një njeriu të vetëm

Postuar në 20 Gusht, 2021 14:53

Prej disa ditësh jemi njohur të gjithë me një vendim të Edi Ramës për të sjellë në Shqipëri disa qindra, apo mijëra qytetarë afganë që po ikin nga regjimi i talebanëve.

Zoti Rama është në ekstazë thuajse të plotë. Deliri i tij është në gjendje 24 orë ON, sepse ai ndihet IN në një lojë të madhe morale, politike, sociale.

Mirëpo përveç një shkrimi bajat në Facebook përmes të cilit ai mund të gënjejë ata që kanë vendosur të gënjehen, disa intervistave adoleshenteske ku kryeministri i një vendi që po boshatiset i bën moral mbarë botës, ne nuk kemi një akt të vetëm zyrtar për pritjen dhe akomodimin e afganëve.

Një vendim qeverie, apo qoftë edhe një direktivë dixhitale të tipi sms, tekst/voice message të z. Rama për institucionet përkatëse. Si boshatisen godinat e Qytetit Studenti p.sh me urdhër verbal?

Padyshim që z. Rama ëndërron një lojë të madhe që e luan ai vetë. Ëndërron se është strategu. Por këtë e luan në kurrizin tonë që nuk na pyet - me të drejtë sa kohë flemë gjumë - që na begenis më pak edhe se afganët që po sjell, ndërkohë që e vërteta si drita e Diellit është se kurrfarë loje nuk ka këtu. Ka veç një urdhër nga SHBA përkundrejt një mbështetjeje perverse për një qeveri të korruptuar në të gjitha degët e saj.

Sikundër e vërteta tjetër e trishtë është se në fakt Shqipëria po trajtohet si bahçja e një njeriu të vetëm. Që po kështu u soll në rastin e armëve kimike, po kështu në rastin e Kosovës. Shtet, punë, mirëqenie nën liderin virtual!

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Titull eshte shume I padrejte.
Edhe pa Ramen do te behej cdo gje, njesoj si me koleget muxhahedine te Majkos.
Ky vend eshte uturaku ose WC e Amerikes. Dhe ne jemi krenar si me proamerikanet ne Bote, qe sa here Amerika na ben mutin mbi koke, e quajme fat te mire.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.