Australia dëbon analisten britanike, Katie Hopkins

Postuar në 19 Korrik, 2021 12:31

Australia dëboi komentatoren politike britanike, Katie Hopkins, për shkelje të masave anti-Covid. Autoritetet vendase thanë se Hopkins kishte shpërfillur rregullat e karantinës në hotel. Hopkins, një emër i njohur i medias brikanike u gjobit me 1.000 dollarë australianë (rreth 740 dollarë amerikanë) dhe u shoqërua nga policia në aeroportin e Sidneit, nga ku u nis për Britani pas anulimit të vizës, raporton BBC.

Përpjekjet e saj për të shmangur regjimin e rreptë të karantinës në Australi erdhën në një moment kur vendi me rreth 11 milionë banorë është nën masa të rrepta për të frenuar shpërthimet e variantit delta të koronavirusit. Dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbetur jashtë vendit, sepse autoritetet kanë kufizuar numrin e fluturimeve ndërkombëtare për të lehtësuar presionin mbi sistemin e karantinës së hotelit, i cili kërkon që kushdo që hyn në vend të kalojë dy javë në një hotel me shpenzimet e tij.

Katie Hopkins - e cila shpesh ka qenë shpesh në qendër të kritikave për shkak të komenteve të saj raciste – mbërriti në Sindei për të marrë pjesë në shfaqjen televizive Big Brother Australia.

Të premten, ajo postoi një video nga dhoma e saj e hotelit, ku thoshte se po priste t’i çonin ushqimin, në mënyrë që t’i priste e zhveshur dhe pa maskë. Masat e shtrënguara nën të cilat ndodhen dy qytetet më të mëdha australiane, ajo i ka quajtur “mashtrimi më i madh në historinë njerëzore". Pavarësisht se më pas postimi u fshi nga Instagrami, qeveria njoftoi se i ka anuluar vizën dhe rrjedhimisht edhe është përjashtuar nga emisioni në të cilin do të shfaqej.

Ky nuk është incidenti i parë i kësaj natyre për Hopkins. Vitin e kaluar, ajo u largua nga Tëitter për shkelje të vazhdueshme të politikave për gjuhën e urrejtjes.

Si komentatore politike, Hopkins ka përkrahur gjithnjë të djathtën. Ajo i ka etiketuar emigrantët si “buburreca”, ndërsa islamin si “të neveritshëm”. Hopkins ka gëzuar simpatinë e ish-presidentit Donald Trump.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.