Në Europë po vjen një valë e re e Covid-19

Postuar në 17 Korrik, 2021 17:44

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve parashikon pesëfishim të prevalencës së Covid-19 përgjatë javëve të ardhshme. Në shifra, ky parashikim përkthehet në 420 raste për çdo 100 000 banorë deri më 1 gusht.

Në raportin javor të publikuar të premten, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) bëri një parashikim shqetësues në lidhje me rritjen e Covid-19 në vendet e BE-së, Norvegji dhe Islandë.

Gjatë javës së kaluar, ECDC tha që prevalenca e virusit ishte rreth 90 raste për 100 000 njerëz në rajonin e anketuar. Por, pjesërisht për shkak të mbërritjes të variantit Delta, më ngjitës se variantet e deritanishme, parashikohet që shifrat të pesëfishohen në javët e ardhshme.

Ndërsa shifrat në të gjithë rajonin pritet të rriten, disa vende pritet të kenë nivele të larta të virusit, shumë më tepër se ato të deritanishmet. ECDC parashikon që do të ketë pak më pak se 6 000 raste të Covid-19 për 100 000 njerëz në Holandë gjatë javës së dytë të gushtit, çka do të thotë se 6% e popullsisë do të infektohet.

Prevalenca në Qipro parashikohet të jetë edhe më e lartë, gati 7% e popullsisë do të infektohet gjatë javës së dytë të gushtit.

Në Indi, aty ku u zbulua fillimisht virusi Delta parashikohet një ulje e lehtë.

Ndërkohë, në Tokio, aty ku pritet nisja e Lojërave Olimpike, është regjistruar rasti i parë me Covid-19. Eventi sportiv do të mbahet pa spektatorë dhe nën masa të rrepta higjieno-sanitare.

Varianti indian i Covid-19 nisi të përhapej me shpejtësi në momentin kur shumë vende i kanë liruar kufizimetdhe kanë vaksinuar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Sipas EDCD, 48.1% e europianëve të rritur janë vaksinuar plotësisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.