Qeveria greke miraton hartimin e një strategjie të re të Sigurisë Kombëtare

Postuar në 09 Korrik, 2021 12:31

Gazeta greke “Kathimerini” raporton sot se qeveria e Greqisë ka autorizuar përpilimin e një Strategjie Kombëtare të Sigurisë nën modelin amerikan. Sipas kësaj gazete, personi i ngarkuar me këtë detyrë është Thanos P. Dokos, këshilltar për Sigurinë i kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis pas një vendimi të marrë nga Këshilli për Çështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes.

Dokos pritet të ketë gati një dokument në fund të vitit

shkruan gazeta.

Është e qartë se strategjia do të adresojë sfidat e krijuara nga Turqia dhe situata në Mesdheun Lindor – po ashtu në kuadër të provokimeve të Ankarasë verën e shkuar. Do të jetë në këtë kuadër që dokumenti do të pasqyrojë ndryshimet në peizazhin e sigurisë për Greqinë në zona të reja si Libi

vijon media në fjalë.

Strategjia do të përditësohet çdo pesë vjet për të marrë në konsideratë ndryshimet rajonale dhe ndërkombëtare. Dokumenti është një përgjigje zyrtare dhe e organizuar e Greqisë ndaj lëvizjeve të Turqisë kryesisht, në kushtet kur problemet e vjetra nuk po arrijnë të zgjidhen më dhe kur status quoja është sfiduar seriozisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.