Lindja dhe rënia e një ylli, Val Kilmer rrëfehet në një dokumentar

Postuar në 08 Korrik, 2021 20:10

Val Kilmer rikthehet në ekranin e madh, por kësaj here me një dokumentar që rrëfen përvojën e tij në Hollivud. Në festivalin e filmit në Kanë po prezantohet një dokumentar që rrëfen ngritjen e tij stratosferike dhe më pas rënien.

"Val" është një portret i aktorit, tani 61 vjeç, karriera e të cilit ka parë më shumë ngritje dhe ulje më shumë se avionët luftarakë në filmin e tij "Top Gun".

Ndër elementët më specifikë është zëri i vetë Kilmer, që pothuajse nuk njihet, për shkak të kancerit në fyt. Megjithatë, ky i fundit nuk ka mundur të bëhet pengesë për karrierën e tij, pasi Kilmer do të jetë sërish në rolin e tij ikonik si Iceman këtë vjeshtë, në "Top Gun: Maverick".

Dokumentari e tregon Kilmerin si një hije të asaj që ishte dikur, duke dhënë autografe në konventa, ose siç preferon ai vetë të shprehet, "duke shitur veten e dikurshme".

Dokumentari vizualisht mbështetet në fondin e madh të videove që vetë Kilmer ka bërë gjatë gjithë jetës së tij.

Hollywood Reporter e ka përshkruar filmin si thellësisht të sinqertë.

"Sa yje të çertifikuar të filmit do t’i lejonin vetes të filmoheshin kaq të ndryshuar fizikisht dhe të dalë nga lista A?"

Me një sërë filmash të suksesshëm në vitet ’90, Kilmer po planifikonte një rikthim në vitet 2010 me një shfaqje të suksesshme skenike për Mark Twain që shpresonte ta shndërronte në një film, por u prek nga kanceri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.