Drejt ngritjes së një agjencie të re europiane kundër pastrimit të parave  

Postuar në 08 Korrik, 2021 19:04

Një agjenci e re që do të luftojë pastrimin e parave dhe do të monitorojë zbatimin e rregullave të reja të transparencës për transferimet e kriptoaseteve pritet të ngrihet nga Bashkimi Europian. Propozimi është bërë sot, raporton Reuters. Në këtë mënyrë, Blloku u përgjigjet thirrjeve për veprim më të ashpër në lluftën kundër pastrimit të parave.

Evropa është vënë nën presion për të rritur zbatimin e rregullave kundër pastrimit të parave pasi disa vende filluan hetimin e Danske Bank për një shumë mbi 200 miliardë euro të dyshimta që kaluan nëpër degën e saj të vogël estoneze midis 2007 dhe 2015. Duke mos pasur ndonjë autoritet paneuropian për të ndaluar paratë e pista, Brukseli është mbështetur në rregullatorët kombëtarë për të zbatuar rregullat e tij, por ato jo gjithmonë kanë bashkëpunuar plotësisht.

"Pastrimi i parave, financimi i terrorizmit dhe krimi i organizuar mbeten probleme të rëndësishme që duhet të adresohen në nivelin e Bashkimit Europian", thuhet në dokumentet, të cilave u referohet Reuters.

Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) që do të bëhet "pjesa qendrore" e një sistemi mbikëqyrës të integruar, në përbërje të të cilit janë autoritetet kombëtare. Rregullat e BE kundër pastrimit të parave do të bëhen të detyrueshme për vendet anëtare, në mënyrë që shkelësit e ligjit të mos shfrytëzojnë hapësirat ligjore midis rregullatorëve kombëtarë.

Një propozim tjetër ka të bëjë me kërkesa të reja të BE për ofruesit e shërbimeve në kriptomonedhave, në mënyrë që të dhënat e mbledhura për krijuesit dhe përfituesit e transfertave të kësaj natyre të bëhen të aksesueshme. Transferimet e aseteve të tilla virtuale janë aktualisht jashtë fushës së rregullave të BE-së për shërbimet financiare. 

"Mungesa e rregullave të tilla i lë zotëruesit e pasurive në kriptovalutë të ekspozuar ndaj pastrimit të parave dhe financimit të rreziqeve të terrorizmit, pasi flukset e parave të paligjshme mund të bëhen përmes këtyre transfertave", thuhet në dokumente.

Sven Giegold, një anëtar i Partisë së Gjelbër Gjermane të Parlamentit Evropian, tha se Komisioni Evropian ka përgatitur një paketë të fortë kundër pastrimit të parave. Parlamenti dhe shtetet e BE do të kenë fjalën e fundit mbi rregullat e propozuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.