Spanja detyron me ligj platfomat streaming të mbështesin financiarisht transmetuesin publik

Postuar në 30 Qershor, 2021 17:54

Qeveria spanjolle do të detyrojë platforma streaming si Netflix të ndihmojnë financiarisht transmetuesin publik RTVE përmes një kontributi prej 1.5% të të ardhurave të tyre. Zbatimi i masës së re është pjesë e një projektligji të ri audioviziv, i cili pritet të miratohet nga dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, raporton DigitalEurope

Përfshirja e transmetuesve ndërkombëtarë si Netflix, Amazon Prime Video, Disney + dhe HBO në detyrimin për të dhënë një pjesë të të ardhurave për të mbështetur botuesin ishte kërkuar nga operatorët vendas të telekomit dhe transmetuesit komercialë.

Transmetuesit do të jenë të detyruar të alokojnë 5% të të ardhurave të tyre të gjeneruara në Spanjë për të financuar filma dhe seriale me origjinë evropiane ose për të kontribuar drejtpërdrejt në një fond për mbështetjen e punëve audiovizivë, Fondi për Mbrojtjen e Kinematografisë, që adiministrohet nga Instituti i Kinematografisë dhe Arteve Audiovizuale.

Sipas gazetës spanjolle “El País”, e cila citon burime qeveritare, autoritetet synojnë të llogarisin shumën që do të paguhet nga ofruesit e transmetimit bazuar në "të ardhurat reale" dhe jo mbi ato që deklarohen me origjinë nga Spanja, të cilat mund të jenë minimale nga kompanitë, baza evropiane e të cilave është diku tjetër Sidoqoftë, qeveria ende nuk ka specifikuar se si mund të bëhet kjo.

Ndërkohë qeveria do të pezullojë gjithashtu një taksë të drejtpërdrejtë prej 0.9% të të ardhurave të vendosura mbi operatorët e telekomit një dekadë më parë që shkon direkt në RTVE.
Ligji i ri gjithashtu do t'i japë RTVE më shumë fleksibilitet në mënyrën se si rrit financat, më shumë mundësi për sponsorizim dhe reklamim rreth programeve dhe ta lejojë atë të shesë reklama në platforma dixhitale që sigurojnë qasje në përmbajtjen e tij pasi të jetë transmetuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.